• e premte, 22 nëntor 2024

Vazhdoi seanca kundër kryetarit të komunës së Kumanovës, Dimitrievski

Vazhdoi seanca kundër kryetarit të komunës së Kumanovës, Dimitrievski

Kumanovë, 31 maj 2024 (MIA) - Në gjykatën themelore Kumanovë, sot vazhdoi seanca nët ë cilën është i akuzuar kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve, pas paraqitjes penale parashtruar nga disa ndërmarrje ndërtimore kumanovare për rastin me mosmarrjen e lejeve për ndërtim të ndërtesave në Kumanovë.

U pranuan vendimet e Gjykatës administrative, procedurë e cila zhvillohej në sistemin për e-leje ndërtimore në komunën e Kumanovës, gjykatësi plotësisht do të deklarohet për personin e ekspertizës.

Dy kompani ndërtimore nga Kumanova, "UPM-GRUP" SHPKNJP dhe "HROMAK Emil" SHPKNJP, konsiderojnë se Dimitrievski e ka keqpërdorur funksionin e kryetarit të komunës dhe i ka dëmtuar, sepse e njejta përbërje e këshillit dhe kryetarit të komunës në vitin 2021 kanë votuar PHU në të cilin kanë dashur të investojnë dy investuesit, më vonë përbërja e njejtë, me propozim të kryetarit të komunës ka sjellë vendim të ri për suspendimin e PHU-së i cili i referohet parcelës në afrësi të gjimnazit dhe ambulancës shkollore.

Dimitrievski në seancën e parë (prill 2024) akuzoi për proces politik, theksoi se e mbron interesin publik dhe tha se aktakuza është e montuar dhe ka për qëllim cenimin e dinjitetit të tij. 

Në seancat e ardhshme të caktuara më 17 dhe 19 qershor të këtij viti do të nxirren dëshmi verbale, pjesërisht të propozuara edhe nga prokuroria edhe nga mbrojtja. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR