Vazhdoi gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, në gjykatë janë shfaqur video ku Prokuroria pohon se shihen të akuzuarit, një thes për fjetje, kova, lopata
- Në Gjykatën themelore penale Shkup sot, me nxjerrjen e dëshmive materiale, vazhdoi gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes. Në sallë u shfaqën video ku Prokuroria pohon se shihen të akuzuarit, një thes për fjetje, kova, lopata... I akuzuari i parë Palevski, për materialet e prezantuara sot, tha se janë të manipuluara dhe jo të besueshme për akuzoi për imponim të dëshmive të rrejshme.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:29, 21 shkurt, 2025

Shkup,21 shkurt 2025 (MIA) - Në Gjykatën themelore penale Shkup sot, me nxjerrjen e dëshmive materiale, vazhdoi gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes. Në sallë u shfaqën video ku Prokuroria pohon se shihen të akuzuarit, një thes për fjetje, kova, lopata... I akuzuari i parë Palevski, për materialet e prezantuara sot, tha se janë të manipuluara dhe jo të besueshme për akuzoi për imponim të dëshmive të rrejshme.
Me propozim të Prokurorisë, në seancën e sotme u nxorën gjashtë CD disqe me video nga kamerat e sigurisë të vendosura në shtëpinë e të akuzuarit Velibor Manev, ku ndodhet materiali nga kamerat e sigurisë, qi i përfshin ditët prej 20.11 deri më 3.12 2023 me mbikëqyrje 24-orëshe.
Në video materiale, fillimisht shihet se si një person hyn në oborrin e Manevit, ndërsa Prokuroria pohon se është i akuzuari Bore Videvski, siç pohon, sipas video xhirimeve, se më vonë në oborr kishin ardhur edhe të akuzuarit Vllatko Keshishov dhe Ljupço Palevski.
"Në video vërehet se si Palevski dhe Videvski, por edhe Manev bisedojnë në mikrofonat e radiostacionit përkatësisht bëjnë testimin nëse të njejtit funksionojnë. Vërehet edhe se Palevski në pallto ka të ngjitur mikrofon, ndërsa të njejtin e kanë edhe Manev dhe Videvski", theksoi prokurorja gjatë nxjerrjes së dëshmive.
Sipas vërejtjes së Prokurorisë, në një prej videove Palevski ka pasur pallto e cila tek mëngët ka tre shirita të bardhë, ndërkaq gjithashtu edhe i akuzuari Manev ka qenë i veshur me tuta e cila në mlngë ka tre shirita të bardhë.
"Është me rëndësi sepse në seancën e kaluar pati video nga kamerat e Romantikut aëfr Velesit, u vërejt se dy persona në automjet - nga një në citroen dhe tjetri në kangu, në mëngët e tyre kishin shirita të bardhë", u sqarua nga ana e prokurores.
Siç pohon Prokuroria, një njërën prej videove, Velibor Manev ka dalë nga oborri dhe është nissur në këmbë në drejtim të Velesit ku ndodhet shtëpia e Pançes. Pas veliborit edhe automjeti kangu është nisdur në drejtim të njejtë drejt Velesit, ku ndodhet shtëpia e të dëmtuarit Pançe.
Sipas videove që u prezantuan, Prokuroria sqaron se ka pasur një tentim të pasuksesshëm për rrëmbim dhe vrasje të Vanjës, më 24 nëntor, kur në xhirim ka pasur edhe dhënie, me siguri të dorëzave të zeza, ndërkaq ishin xnjerrë edhe dy lopata dhe gjësende tët jera, dy kova, një thes për fjetje.
Avokati i Palevskit, Jovica Strashevski u ankua për dëshmitë dhe tha se i vjen keq që nuk ka munudr të reagojë drejtpërdrejtë ndaj xhirimeve. Sipas tij, shihej riparkim dhe lëvizje të automjeteve, pa veprime konkrete.
Palevski në sallë, për materialet e prezantuara sot tha se janë të manipuluara dhe jo të besueshme. Ai akuzoi për imponim të dëshmive të rrejshme.
Rastin e udhëheqë gjykatësi Ivica Stefanovski, ndërsa prëfaqësues i aktakuzës është prokurorja Zhaklina Kërstevska Josifovska.
Për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit të akuzuar janë Ljupço Palevski, Bore Videvski, Velibor manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, të cilët u deklaruan se nuk ndjehen fajtorë.
Në seancën e kaluar u nxorën dështmi materiale nga ana e Prokurorisë publike, të cilat prëfshinin gjësende të mbledhura nga vendi i ngjarjeve dhe raporte nga përpunimi teknik i automjetit Reno kangu.
Sipas aktakuzës, ata bashkërisht kishin planifikuar rrëmbimin e vajzës 14-vjeçare në mënyrë që të detyronin një anëtar të familjes së saj të ngushtë të siguronte para për ryshfet. Ndërkaq, rrëmbimi i të dëmtuarit, Pançe Zhezhovski, në Veles ka qenë me qëllim që ta detyrojnë që t'ua japë automjetin e tij Citroen në mënyrë që ta përdorin për ta rrëmbyer fëmijën në Shkup.
E mitura Vanja dhe banori i Velesit Pançe, të cilët u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor të vitit 2023. ab/
Foto: МIА arkivi