• e premte, 05 dhjetor 2025

Vazhdohet shpenzimi i pakontrolluar i ujit në Shkup, të evitohet shpenzimi i panevojshëm

Vazhdohet shpenzimi i pakontrolluar i ujit në Shkup, të evitohet shpenzimi i panevojshëm

Shkup, 28 korrik 2025 (MIA) - NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi"  -Shkup informon se vazhdon konsumi i shtuar enorm dhe i pakontrolluar i ujit në nivel ditor, që shkakton çrregullim të sërishëm të stabilitetit të sistemit të funrizimit me ujë. Si pasojë e tërë kësaj, siç theksojnë, sistemi urban i ujësjellësit funksionon me presion të ulur dhe me ndërprerje të kohëpaskohshme të ujit në disa pjesë të qytetit.

"Duke e pasur parasysh faktin se Qyteti i Shkupit furnizohet nga burimi natyror me sasi të kufizuara të ujit të pijshëm të paçmuar, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Qytetit të Shkupit për përdorim racional dhe të ndërgjegjshëm të ujit të pijshëm, si dhe evitim të shpenzimit të panevojshëm të ujit për ujitje të gjelbërimeve, kopshtebe dhe fushave, për larje të automobilave, për mbushje të pishinave dhe të ngjashme. U bëjmë thirrje organeve të vetëqeverisjes lokale, në pajtim me kompetencat, përmes shërbimeve me të cilat disponojnë, si dhe përmes bashkësive lokale në territorin e komunave të angazhohen në ngritjen e vetëdijes tek banorët e komunave për prëdorim racionalp të ujit të pijshëm", thuhet në kumtesë.

U bëjnë thirrje qytetarëve të Qytetit të Shkupit nëse vërejnë kyçje të paligjshme, ta paraqesin në 02 3073 010, kontakt@vodovod-skopje.com.mk apo www.vodovod-skopje.com.mk

"Me kyçjet e paligjshme shkaktohet dëm i drejtpëdrejtë nsaj sistemit të furnizimit me ujë dhe cilësisë së furnizimit drejt të gjithë shfrytëzuesve në Qytetin e Shkupit", qëndron në kumtesë. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR