• e premte, 22 nëntor 2024

Vazhdimi i seancës së 16-të të Kuvendit

Vazhdimi i seancës së 16-të të Kuvendit

Shkup, 3 tetor 2024 (MIA) - Kuvendi sot duhet ta mbajë vazhdimin e seancës së 16-të, ku në rend të ditës ka edhe tri pika të pashqyrtuara.

Deputetët sot duhet të shqyrtojnë Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shpronësim dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për parandalimin e larjes së parave dhe financimin e terrorizmit, të dy me procedurë të shkurtuar.

Në rendin e ditës është edhe Raporti përfundimtar i revizionit të performancës me temë "Efektshmëria e masave për parandalimin e largimit të arsimit të kuadrove profesionale dhe të arsimit të lartë".

Në kuadër të së njëjtës seancë, mbrëmë Kuvendi miratoi nëntë vendime ligjore, me procedurë të shkurtuar. rq/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR