• e enjte, 20 mars 2025

Varrimi i të vdekurve në zjarrin në Koçan

Varrimi i të vdekurve në zjarrin në Koçan

Shkup, 20 mars 2025 (MIA) – Të vdekurit në zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan sot do të varrosen. Në tragjedinë e cila ndodhi të dielën herët në mëngjes humbën jetën 59 persona, ndërsa mbi 150 janë lënduar. Ceremonitë e varrimit do të jenë në orën 11 në Shtip, në orën 12 në Koçan dhe në orën 13 në fshatin Obleshevë, përderisa varrimet në vende të tjera prej ku ka të vdekur do të jenë në periudha të ndryshme kohore. 

null

Shtipi do të përshëndetet me pesë të vdekurit në zjarrin në diskotekën në Koçan. Qytetarët do të mund të përshëndeten me Damjan Tanevski dhe Filip Ivanovski në Katedralen “Sveti Nikolla”, me Filip Stevanovski dhe Aleksandar Kollarov në kishën "Fjetja e Virgjëreshës së Bekuar" në Novo Sellë të Shtipit, ndërsa me Aleksandar Efremov në kishën “Sveta Trioca” te kapela e qytetit në Shtip.

null

Qytetarët e Probishtipit do të përshëndeten me tre bashkëqytetarët e tyre të cilët ndërruan jetë në diskotekën “Puls” në Koçan. Toshe Todorovski nëpunës policor me nderime, do të prehet në kapelë në orën 11, përderisa varrimi është në orën 13 në Varrezat e qytetit. Trupi i të vdekurit Matej Markovski do të prehet në kapelën në orën 13, ndërsa do të varroset në orën 15 në varrezat e qytetit në Probishtip. Përderisa trupi i Nikolla Nasevskit do të prehet në shtëpinë në fshatin Dobrevë, ndërsa varrimi do të bëhet në orën 17. 

- Со големо жалење ја примивме веста за смртта на музичарот Андреј Ѓорѓиески, брат на нашиот колега актерот Александар Ѓорѓиески, дел од активниот ансамбл на МНТ. Загубивме голем музичар, хум

Anëtarët e grupit “DNK” të cilët ndërruan jetë në zjarr do të varrosen sot në Shkup dhe Strumicë. Këngëtari i grupit Andrej Gjorgjieski, do të varroset në varrezat e qytetit Butel, ndërsa anëtarja e grupit dhe profesoresha e Fakultetit të Artit Muzikor, Sara Projkovska në varrezat në Lisiçe. Varrimi i muzikantit të ri nga Strumica, bateristit të grupit, Gjorgji Gjorgjiev do të jetë në varrezat e qytetit në Strumicë,

Qeveria dje i angazhoi institucionet shtetërore, ndërsa vetëqeverisjen lokale dhe punëdhënësit e sektorit privat i rekomandoi që t’i lirojnë nga puna dhe obligimet e punës të gjithë të punësuarit në territorin e Koçanit. 

Të gjithë të lënduarit në aksidentin e Koçanit po trajtohen në mënyrë adekuate dhe po marrin kujdes mjekësor të nivelit të lartë 24 orë në vend dhe në qendrat e specializuara mjekësore jashtë vendit. Nga gjithsej 178 të lënduar, siç njoftoi dje Ministria e Shëndetësisë, në institucionet publike shëndetësore në vend po trajtohen 64 pacientë, të cilët janë në gjendje relativisht të qëndrueshme , 13 pacientë po trajtohen në institucionet shëndetësore private, dhe 101 pacientë po trajtohen në qendrat mjekësore të huaja. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR