• e hënë, 23 dhjetor 2024

Varheji: Plani për rritje është ambicioz, Ballkani Perëndimor duhet të përparojë me qëllim që t'i përfundojë reformat

Varheji: Plani për rritje është ambicioz, Ballkani Perëndimor duhet të përparojë me qëllim që t'i përfundojë  reformat

 Tiranë, 29 shkurt 2024 (MIA)  - Komisioneri Evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerim, Oliver Varheji, në samitin Ballkani Perëndimor  - BE, që sot po mbahet në Tiranë, deklaroi se plani për rritje është ambicioz dhe parasheh dyfishim të fondeve për Ballkanin Perëndimor.

 "Ballkani Perëndimor duhet të integrohet në BE, që të ofrojë të gjitha përfitimet e anëtarësimit. Ka mbetur gjysma e kohës  për zbatimin e këtij plani, kështu që rajoni do të duhet të përparojë shpejt për t'i përfunduar reformat. Duhet t'i zbatoni rregullat e BE-së. Mund të bëheni pjesë e tregut evropian edhe para se të bëheni anëtar i BE-së", tha Varheji, raporton Ora njuz.

 Sipas të njëjtit burim, Plani i BE-së për BP-në parashikon zbatimin e përshpejtuar të reformave të nevojshme, rritjen e investimeve, të cilat do të mund ta  çojë përpara procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.

 

QËNDRONI TË LIDHUR