• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vankovska: Avangarda votoi për ne, ajo që ishte detyrë e jonë mendoj se e realizuam

Vankovska: Avangarda votoi për ne, ajo që ishte detyrë e jonë mendoj se e realizuam

Shkup, 24 prill 2024 (MIA) - Biljana Vankovska, kandidate për presidente e mbështetur nga E Majta në konferencën e sontme për media theksoi se avangarda votoi për ta dhe theksoi se ajo që ishte detyrë e tyre e kanë realizuar.

"Mendoj se është e vërtetë që avangarda na ka votuar, këtë e di përmes kontakteve personale. Është e qartë se populli ende nuk është në atë fazë, duket se u ofrova atyre një vizion pas dy kodrave, kështu që shkova shumë larg në atë që parashikova. Shpresoj thellësisht se gabohem në parashikime dhe se populli nuk do të zhgënjehet pas një apo dy vitesh të presidentes së re...Ajo që ishte detyrë e jonë mendoj se e realizuam", tha ajo.

Vankovska theksoi se ndihet paksa fajtore për rezultatin e keq, sepse, siç tha ajo, vullnetarisht isha distancuar nga mediat pesë-gjashtë vjet dhe kjo periudhë ka qenë shumë e shkurtë që të imponohem si personazh i njohur. Vankovska thekson se bashkëpunimi i saj me Të Majtën do të vazhdojë.

Dimitar Apasiev, kryetar i Të Majtës, theksoi se disponimi opozitar në vend është evident.

"Këto ishin zgjedhje presidenciale të parat për ne. Në afat rekord mblodhëm nënshkrimet, ofruam strategji dhe një diskurs publik krejtësisht të ndryshëm. Ky është një plus i madh për partinë E Majta që ka nxjerrë kandidat cilësor. Rezultatet janë ato që janë, nuk mund t'i ndryshojmë. Është e rëndësishme për ne si parti që jemi në kursin e duhur opozitar", tha Apasiev.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR