• e diel, 30 qershor 2024

Van Dajk cak i shumë klubeve kryesore

Van Dajk cak i shumë klubeve kryesore

Liverpull, 7 maj 2024 (MIA) - Lojtari mbrojtës i Liverpullit, Virxhill van Dajk mund të largohet nga Enfilldi. Për futbollistin janë të interesuar disa klube të mëdha, transmeton gazetari Ekrem Konura.

Vetë futbollisti do të donte ta vazhdojë kontratën me klubin e tij.

Sipas Konurës, për futbollistin janë të interesuar Milani, Interi, Atletiko, Al-Hilal dhe Al-Nasr, ndërsa ka interesim edhe nga ekipe të Premier ligës.

Van Dajk (32) luan për Liverpullin prej fillimit të vitit 2018. Kontrata aktuale e holandezit është deri në fund të sezonit të ardhshëm.

Në sezonin rrjedhës Van Dajk luajti 34 ndeshje në Premier ligë ku shënoi dy gola dhe dy asistime.

Dy xhiro para fundit të sezonit në premier ligë, Liverpulli është në vendin e tretë të tabelës me 78 pikë, pas Arsenalit i cili ka 83 dhe Mançester siti 82 pikë dhe një ndeshje më pak. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR