• e hënë, 23 dhjetor 2024

Valis për MIA-n: Qytetarët nën ndikimin e dezinformimit kanë filluar të dyshojnë edhe në burime të besueshme

Valis për MIA-n: Qytetarët nën ndikimin e dezinformimit kanë filluar të dyshojnë edhe në burime të besueshme

Shkup, 22 tetor 2023 (MIA) - Dezinformatat dhe krizat janë të ndërvarura, ndërsa problemi është se njerëzit sot përballen me kaq shumë dezinformata, gjë që e bën të vështirë për ta të dallojnë se cilave burimemund t'u besojnë, shprehet në intervistën për MIA kryetarja e BE Disinfo Lab, Diana Valis.

Me Valis biseduam gjatë Konferencës vjetore të BE Disinfo Lab, një organizatë e pavarur jofitimprurëse që mbledh njohuri dhe ekspertizë për dezinformatat në Evropë, që sivjet u mbajt në Krakov. Mbi 400 profesionistë të renomuar nga e gjithë bota në fusha të ndryshme që lidhen me punën e mediave dhe luftën kundër propagandës dhe dezinformatave patën mundësinë të debatojnë për fusha të ndryshme që kanë të bëjnë me këtë problematike, ndërsa një nga konkluzionet e Konferencës ishte se shëndetësia, migrimi, mosbesimi në institucione, lufta në Ukrainë dhe ndryshimet klimatike janë narrativat kryesore që përbëjnë peizazhin e dezinformatave në Evropë. Ata që qëndrojnë pas tyre gjejnë mënyra gjithnjë e më kreative për përhapjen e tyre, e veçanërisht intensifikohen në periudhat parazgjedhore.

Në kushte të luftës në Ukrainë dhe intensifikimit të përleshjeve në Lindjen e Mesme dhe se si dezinformatat kontribuojnë në nxitjen e konflikteve, Valis shprehet se nën ndikimin e dezinformatave ndaj të cilave janë ekspozuar, qytetarët fillojnë të vënë në dyshim edhe burimet që do të duhet të jenë të besueshme.

"Përpiqen të informohen nga ata që u janë të njohur, në shtetin tim ky është Bi-Bi-Si. Madje edhe një institucioni si Bi-Bi-Si-ja ka qenë në shënjestër të kritikave për arsye se nuk i paraqet të dyja palët në një debat të veçantë ashtu siç duhet. Kështu, njerëzit kanë filluar të vënë në dyshim disa burime që duhet të jenë të mira. Kur një mosbesim i tillë ndodh tek njerëzit, ata i drejtohen burimeve alternative, të cilat, siç e dimë, mund të jenë shumë të rrezikshme", shprehet Valis.

Thekson se gazetarët në këto kushte të rritjes së mosbesimit dhe audiencës skeptike duhet ta bëjnë punën e tyre shumë më mirë dhe në mënyrë shumë më cilësore se më parë dhe me këtë rast t'u përmbahen kodeve të gazetarisë.

Në intervistë, Valis flet edhe për zbatimin e Ligjit për lirinë e medias në BE, por edhe për mospërputhjen e tij me Ligjin për shërbimet digjitale. Shprehet se është i kënaqur që me

dispozitat në Ligjin për shërbimet digjitale mundësuan heqjen e menjëhershme të dezinformatave, por Ligji për lirinë e medias ende jep afat prej 24 orësh që diçka të hiqet.

"Tani, kjo mund të ndryshohet me Ligjin për lirinë e medias, i cili do të lejojë një periudhë prej 24 orësh kur bëhet fjalë për mediat. Dhe e pranoj se ka shumë media të përgjegjshme, por çfarë mund të ndodhë në ato 24 orë. Në shtetin tim, themi – gënjeshtrat ngrihen menjëherë, për disa minuta, orë, veçanërisht tani në internet, derisa të vërtetës i nevojiten disa ditë për t'u ngritur, dhe është tepër vonë", thekson ajo.

Në vazhdim vijon intervista e plotë me kryetaren e BE Disinfo Lab, Diana Valis, me video material:

Në Krakov u mbajt Konferenca vjetore e BE Disinfo Lab, me rreth 400 pjesëmarrës, i cili ishte fokusi i konferencës këtë vit?

- Ne funksionojmë si pikë grumbullimi për bashkësinë e dezinformatave. Ju e patë që kishim njerëz nga e gjithë Evropa dhe më gjerë që erdhën në konferencën e cila në njëfarë mënyre është ngjarja kryesore në këtë vit e dezinformatave, me njerëz që punojnë në qeveri, gazetarë, nga të gjithë sektorët e ndryshëm që përballen me informacione dhe mund të mbledhin dhe ndajnë përvojat e tyre. Kemi folës në konferencë që kanë përvojë reale me dezinformatat. Për shembull, folësi i parë ishte një djalë i ri, Bret Li, i cili u tërhoq plotësisht në botën e teorive të konspiracionit, por arriti të dilte prej atje. Tani, ai po përfaqëson ashpër për t 'i nxjerrë njerëzit nga ky problem.

Cilat janë tendencat më të fundit të dezinformimit, të cilat janë regjistruar në vendet evropiane?

- Është evidente se shumë nga kjo është e lidhur me Rusinë për shkak të luftës. Ajo që shohim është se ata që përhapin këto informacione po bëhen më të zgjuar kur bëhet fjalë për mënyrën se si e bëjnë atë. Për shembull, ne publikuam një raport në fillim të këtij viti që tregoi se si ata që përpiqen të përhapin dezinformata po maskohen si media kryesore në internet. Njerëzit mashtrohen nga pamja ose gjëra të ngjashme dhe kjo është me të vërtetë shqetësuese. Ndonjëherë na duket se ligjvënësit janë gjithmonë disa hapa prapa.

Cila është dezinformata më absurde me të cilin jeni përballur në punën tuaj, nëse mund të veçoni një?

- Kur të shihni diçka, nëse filloni të hulumtoni do të kuptoni se është e shtrembëruar, po flasim për mënyrën se si prezantohen gjërat. Ndonjëherë faktet i tërheqin njerëzit, por ato paraqiten në një mënyrë që të duken si diçka tjetër. Ne patëm një shembull vitin e kaluar në Indi, një rast që u përhap në pjesë të tjera të botës, në të cilin një entitet u paraqit si një institucion me shumë reputacion në BE.

Keqinformimi dhe krizat janë "miqtë më të mirë". Po përballemi me luftën aktuale në Ukrainë, por tani edhe intensifikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme. A i krijojnë krizat dezinformatat, apo anasjelltas dezinformatat ndikojnë në intensifikimin e krizave?

- Është një marrëdhënie e ndërvarur, dhe disa nga gjërat që kemi dëgjuar sot e konfirmojnë këtë. Problemi është se njerëzit përballen me aq shumë dezinformata sa bëhet e vështirë të dallosh se cilave burime mund t'u besojnë. Ata përpiqen të informohen nga ata që janë të njohur me ta. Në shtetin tim, kjo është Bi-Bi-Si-ja. Madje edhe një institucioni si Bi-Bi-Si-ja ka qenë në shënjestër të kritikave për arsye se nuk i paraqet të dyja palët në një debat të veçantë ashtu siç duhet. Kështu, njerëzit kanë filluar të vënë në dyshim disa burime që duhet të jenë të mira. Kur një mosbesim i tillë ndodh tek njerëzit, ata i drejtohen burimeve alternative, të cilat, siç e dimë, mund të jenë shumë të rrezikshme.

Dezinformimi zvogëlon besimin në gazetarinë, qytetarët shumë shpesh nuk bëjnë dallim midis atyre që përhapin dezinformata dhe gazetarëve profesionistë. Si të mbrohet gazetaria e lirë?

- Shumica prej jush, si gazetarë, keni kode të sjelljes dhe pritet të silleni në mënyrë të caktuar kur bëhet fjalë për atë që raportoni, kontrolloni burimet tuaja, bëni shumë kujdes. Mendoj se ndjekja e atyre kodeve duhet të ofrojë në njëfarë mënyre siguri. Tani përballemi, për shumë arsye, me një publik shumë skeptik dhe kjo i komplikon gjërat, por është gjithashtu arsye për të qenë edhe më mirë se më parë. Ka gjëra që ligjvënësit mund të bëjnë për të ndihmuar dhe mbrojtur gazetarët, mënyrën e tyre të punës, burimet e tyre dhe tjetër. Por tani ka edhe një tendencë të tmerrshme drejt të ashtuquajturave Padi strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPPs).

A është e mundur që zgjidhja posaçërisht për vendet e BE-së të jetë zbatimi i Ligjit për lirinë e medias, Ligjit për shërbimet digjitale dhe rregullativave dhe nismave të tjera të BE-së për hartimin e politikave. E gjithë kjo është në letër, si do të vihet në praktikë?

- Gjithmonë kam konsideruar se Bashkimi Evropian funksionon në bazë të dialogut dhe nëse i ke këto ligje, dhe keni të drejtë, ndonjëherë i keni dhe pyesni veten nëse dikush do t'i bëjë të funksionojnë. Por, mendoj se legjislacioni i BE-së shpesh siguron komunikimin midis platformave dhe deputetëve, dhe Komisionit. Edhe këtë vit, kur do të mbahen zgjedhjet në të gjithë Evropën, dëgjova se Komisioni me të vërtetë po flet me platformat. Ndoshta nga jashtë duket se asgjë nuk ka ndryshuar nga jashtë, por mendoj se në të vërtetë ka ndryshime dhe po bëhet shumë më tepër për ta bërë hapësirën në Evropë më të sigurt se më parë.

Shpreheni se mediat e lira kanë nevojë për ndihmë për të qenë të lira dhe të mbrojtur nga lojtarët e këqij, a e vëmë veten në rrezik duke i mbrojtur ata t'ua heqim lirinë?

- Disa prej nesh janë të shqetësuar se, po, mediat me të drejtë marrin trajtim të veçantë, por për të garantuar trajtim të veçantë, veçanërisht kur postoni gjëra në internet, nëse gjërat nuk janë të sakta, nëse ato mund të jenë të dëmshme, atëherë ato duhet të hiqen shpejt dhe ne ishim të lumtur të shihnim dispozitat në Ligjin e shërbimeve digjitale, të cilat lejojnë që gjërat të hiqen menjëherë. Tani, kjo mund të ndryshohet me Ligjin për lirinë e medias, që do të lejojë periudhë prej 24 orësh kur bëhet fjalë për mediat. Dhe pranoj që ka shumë media të përgjegjshme, por çfarë mund të ndodhë në ato 24 orë, në vendin tim themi – gënjeshtrat nisin menjëherë, pas disa minutash, orësh, sidomos tani në internet, ndërsa e vërteta merr disa ditë për të fluturuar, dhe kjo është tepër vonë.

A mund të sqaroni më hollësisht konfliktin midis Ligjit dhe lirisë së medias dhe Ligjit për shërbimet digjitale dhe si të tejkalohet ai?

- Mendoj se duhet të kthehemi në pozicionin e Ligjit për shërbimet digjitale dhe kjo duhet të jetë prioritet, nëse diçka nuk është e saktë, duhet të riparohet menjëherë dhe nuk duhet humbur kohë, sepse, së pari, do të ketë diskutim të madh për atë që është dhe nuk është media, dhe së dyti, do të hapet argument, dhe kur ai argument të zgjasë më shumë se 24 orë, do të jetë tepër vonë, dëmi do të jetë i shkaktuar.

Inteligjenca artificiale po bëhet temë gjithnjë e më e rëndësishme për shkak të aftësisë së saj të njohur për të gjeneruar përmbajtje imagjinare që duket hiper-realiste, kapaciteti i saj i supozuar për t'u marrë me dezinformata më shpejt se njerëzit. A mendoni se inteligjenca artificiale është kërcënim për gazetarinë apo mund të jetë e dobishme për të përmirësuar aftësitë e gazetarisë?

- Sipas mendimit tim, inteligjenca artificiale mund të përdoret për të mirë, por duhet të interpretohet ose përdoret nga mendja njerëzore, dhe kjo është përgjegjësia jonë dhe mënyra se si e përdorim. Folëm shumë për inteligjencën artificiajle sot, dhe mendimi im mbetet i njëjtë. Mund të bëjë shumë për ne, por duhet të dimë se si ta përdorim. Dikush po sqaronte në seancën që kishim se ai ishte me të vërtetë i prekur nga një foto e një fëmije në një zonë lufte, por inteligjenca artificiale asnjëherë nuk do të mund ta ndjente atë. Ky është një reagim njerëzor dhe pikërisht ky reagimi ynë njerëzor ndaj gjërave vizuale ose të shkruara është diçka që inteligjenca artificiale nuk do të mund ta zëvendësojë asnjëherë. Mendoj se inteligjenca artificiale mund të bëjë disa gjëra të mrekullueshme, por gjithmonë në një moment do të ketë nevojë për ne si ndërmjetës për përmbajtjen.

Ana Cvetkovska

Foto/Video: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR