• e premte, 05 korrik 2024

Valencia me suspendim të përjetshëm nga stadiumi për tifozët që e kanë ofenduar Viniciusin

Valencia me suspendim të përjetshëm nga stadiumi për tifozët që e kanë ofenduar Viniciusin

Valencia, 23 maj 2023 (MIA) - Valencia konfirmoi se policia ka identifikuar tre tifozë, të cilët kanë brohoritur fyerje raciste ndaj sulmuesit të Real Madridit, Vinicius Zhunior në ndeshjen e xhiros së 35-të të kampionatit të Spanjës.

Pres-shërbimi i klubit kumtoi se këta tifozë do të marrin ndalesë të përjetshme për prani në ndeshjet e ekipit si nikoqir.

"Klubi e përsërit dënimin e vet më të ashpër dhe qëndrimin e fuqishëm kundër racizmit dhe dhunës në të gjitha format e vet dhe do të veprojë me vendosmërinë e njëjtë ndaj të gjithë këtyre personave, duke e zbatuar masën më të ashpër: suspendim të përjetshëm nga stadiumi. Ndeshja kundër Real Madridit transmetohej drejtpërdrejt dhe është gënjeshtër e plotë që tërë stadiumi ka brohoritur fyerje raciste. Ditëve të fundit ka pasur shumë konfuzion dhe dezinformata. Valencia bën thirrje në përgjegjësi dhe ashpërsi. Kjo është temë shumë e ndjeshme dhe secili duhet ta flasë të vërtetën dhe të jetë konkret. Kërkojmë respekt. Racizmi nuk ka vend në futboll, as në shoqëri", thuhet në kumtesën e klubit.

Gjatë ndeshjes, Vinicius ka pasur konflikt me tifozët e Valencias. Lojtari disa herë ishte shënjestër e fyerjeve raciste nga tribunat. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR