• e hënë, 14 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Valbon Limani ndau donacion me mjete didaktike për 2 Prill - Ditën Botërore për Autizëm

Valbon Limani ndau donacion me mjete didaktike për 2 Prill - Ditën Botërore për Autizëm

Gostivar, 3 prill 2025 (MIA) - Me rastin e 2 Prillit – Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, vizitoi qendrën "Blue Puzzle".

"Në këtë ditë të veçantë, vizituam Qendrën për Autizëm ‘Blue Puzzle’, ku patëm një bisedë të këndshme me Valonin, i cili udhëheq këtë qendër. Komuna e Gostivarit, në shenjë mbështetjeje, dhuron mjete didaktike në vlerë prej 60.000 denarësh," u shpreh kryetari Limani.

Ai gjithashtu, siç theksohet në kumtesë, theksoi rëndësinë e kësaj dite, duke nënvizuar respektin, pranimin dhe përfshirjen e personave me autizëm si pjesë e pandashme e shoqërisë sonë.

Kryetari Limani vizitoi edhe Klasën Speciale për fëmijët me nevoja të veçanta në shkollën "Ismail Qemali", ku edhe vetë shkolla organizoi aktivitete për të shënuar Ditën Botërore të Autizmit.

Foto: Komuna e Gostivarit

QËNDRONI TË LIDHUR