• e shtunë, 22 shkurt 2025

Valbon Limani, kandidat potencial i VLEN-it për kryetar të Komunës së Gostivarit

Valbon Limani, kandidat potencial i VLEN-it për kryetar të Komunës së Gostivarit

Shkup, 14 shkurt 2025 (MIA) - U.d. kryetari aktual i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani me gjasë do të jetë kandidat për kryetar komune në zgjedhjet e ardhshme lokale, tha sot ministri i Shëndetësisë nga koalicioni VLEN, Arben Taravari. 

Sipas Taravarit, anketat tregojnë se Limani ka mbështetje të madhe nga qytetarët. 

"U.d. kryetari aktual i Komunës së Gostivarit, sipas anketave që i bëjmë, ka mbështetje të madhe nga qytetarët. Shpresoj të jetë kandidat potencial për kryetar komune, por ende nuk jemi koordinuar mes VLEN-it dhe Aleancës për Shqiptarët. Megjithatë, ka shanse të mëdha që ai të jetë kandidat i përbashkët i koalicionit për kryetar komune", deklaroi Taravari duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës në poliklinikën e Bit Pazarit.  

Limani u bë u.d. kryetar komune i Gostivarit në qershor të vitit të kaluar, pasi Taravari u tërhoq për t'u bërë ministër i Shëndetësisë. Gjatë kryerjes së funksionit të kryetarit të Komunës, Limanit i pezullohet pozita anëtar i Këshillit të Komunës. qa/

Foto/video: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR