Vërshime në Spanjë
- Reshjet intensive të shiut e kapluan pjesën verilindore të Spanjës, përfshirë edhe Katalonjën, ku komunikacioni hekurudhor ishte ndërprerë plotësisht për disa orë, ndërsa autoritetet paraqitën edhe vërshime.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:02, 13 korrik, 2025
Madrid, 13 korrik 2025 (MIA) - Reshjet intensive të shiut e kapluan pjesën verilindore të Spanjës, përfshirë edhe Katalonjën, ku komunikacioni hekurudhor ishte ndërprerë plotësisht për disa orë, ndërsa autoritetet paraqitën edhe vërshime.
Sipas agjencisë meteorologjike "Aemet", e cila dje pasdite një pjesë të madhe të katalonjës e vendosi në alarm të kuq, në disa rajone kanë rënë mbi 100 litra shi në metër katror për disa orë.
Reshjet e rrëmbyeshme shkaktuan vërshime, mes tjerash edhe në spitalin në Barcelonë, në të cilin duhej të refuzoheshin pranimet e reja të pacientëve pas ndërprerjes së energjisë elektrike.
Në aeroportin në Barcelonë, një aeroplan që fluturoi drejt SHBA-së, duhej të kthehej pasi që pjesa e përparme e tij ishte dëmtuar nga breshri, sipas kontrollorëve të fluturimit.
Moti i rrezikshëm e detyroi kompaninë hekurudhore "Renfe" ta ndërprejë komunikacionin hekurudhor në tërë katalonjën për disa orë, përfshirë trenat e shpejtë, ata rajonal dhe periferik.
Në atë rajon, mbi 70 njerët kërkuan ndihmë nga shërbimet urgjente, por askush nuk ishte në gjendje më të rëndë, kumtuan shërbimet urgjente. Alarmi i kuq, që u aktivizua rrethz orës 17:00, u hoq dy orë më vonë.
Krahas Katalonjës, disa rajone në veri dhe lindje të Spanjës, gjithashtu u goditën nga reshjet e fuqishme, përfshirë Aragonin dhe Valensinë. ab/
Foto ЕPА