• e shtunë, 21 dhjetor 2024

UT nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Asociacionin Ndërkombëtar të Studentëve dhe të Rinjve për Paqe në Ballkan

UT nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Asociacionin Ndërkombëtar të Studentëve dhe të Rinjve për Paqe në Ballkan

Tetovë, 13 tetor 2023 (MIA) - Universiteti i Tetovës dhe Asociacioni Ndërkombëtar i studentëve dhe të rinjve për Paqe në Ballkan sot kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi. Akti i këtij memorandumi u firmos nga Rektori i UT-së Prof. Dr. Jusuf Zejneli dhe Drejtoresha e Ekzekutive e International Association of Youth and Students for Peace (IAYSP) znj. Ejona Icka.

Në takimin e  zhvilluar mes drejtuesve të Universitetit tonë dhe përfaqësueseve të IAYSP u tha se ky memorandum buron nga nevoja për zhvillimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve të partneritetit në mes të dy institucioneve. Me këtë rast, palët bien dakord që të bëjnë organizimin e aktiviteteve të përbashkëta si, seminare, konferenca, punëtori, krijimin dhe organizimin e veprimtarive të tjera, që synojnë mirëqenien e përgjithshme e të dy institucioneve,  informojnë nga zyra për informin të UT-së.  

Gjithashtu, marrëveshja parasheh edhe forma të tjera të bashkëpunimit, që të dy institucionet do të përcaktojnë së bashku si: të ndajnë informata relevante me interes të ndërsjellë, të marrin pjesë në trajnime profesionale, seminare, konferenca, tryeza të rrumbullakëta dhe aktivitete të tjera, që lidhen me forcimin e kapaciteteve dhe cilësisë së shërbimeve, të kontribuojnë në zhvillimin e programeve të përshtatshme me nevojat e përdoruesve të shërbimeve të institucioneve, që janë nënshkruese të marrëveshjes, të ndihmojnë njëri-tjetrin me këshilla profesionale, duke ndarë përvojat ekzistuese dhe të reja të rëndësishme për fushën e tyre.

Deri më tani nga Universiteti i Tetovës në projektet e Asociacionit Ndërkombëtar të Studentëve dhe të Rinjve për Paqe kanë marrë pjesë disa studentë të Fakultetit Juridik, në mesin e të cilëve edhe Amra Azizi dhe Rijad Bejtullah, ku këta të fundit tanimë janë pjesë e kësaj organizate falë ndihmës dhe angazhimit të Prof. Dr. Afet Mamuti, i cili njëherit nga Federata Universale për Paqe është shpallur edhe Ambasador i paqes.

Foto: UT

QËNDRONI TË LIDHUR