• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ushtrim simulues për shkëmbimin e informacioneve në kohë reale mbi kontrabandën e emigrantëve dhe trafikimin e qenieve njerëzore përgjatë rrugës së Mesdheut Lindor

Ushtrim simulues për shkëmbimin e informacioneve në kohë reale mbi kontrabandën e emigrantëve dhe trafikimin e qenieve njerëzore përgjatë rrugës së Mesdheut Lindor

Shkup, 15 tetor 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëorganizim me Qendrën rajonale të IPA projektit EU4FAST dhe Organizatës ndërkombëtare për migracione realizuan "Ushtrimin simulues për shkëmbimin e informatave në kohë reale për kontrabandë me emigrantë dhe tregti me qenie njerëzore përgjatë rrugës së Mesdheut Lindor". Ushtrimi simulues filloi sonte, ndërkaq do të mbahet deri më 17 tetor.

Siç kumtuan nga MPB, nëpërmjet një shkëmbimi të simuluar të informatave mbi rastet ndërkufitare të kontrabandës së migrantëve dhe trafikimit të qenieve njerëzore me skenarë paraprakisht të përgatitur, qëllimi është të identifikohen praktikat e mira të vendeve pjesëmarrëse në rajon, të vihen në dukje sfidat e perceptuara dhe së bashku të jepen rekomandime për tejkalimin e tyre.

"Aktiviteti është i një rëndësie të veçantë për të kuptuar situatën në nivel nacional në drejtim të bashkëpunimit polici-prokurori, si dhe për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit tonë me të gjitha vendet që janë pjesë e rrugës së Mesdheut lindor. Nëpërmjet shkëmbimit të simuluar të informatave për rastet ndërkufitare se vetëm me bashkëpunim intensiv dhe shkëmbimin e informatave të ndërsjella, të shpejta, efikase dhe të menjëhershme, mund të ballafqohemi me sfidat me të cilat përballemi në nivel nacional, rajonal dhe ndërkombëtar", potencojnë nga MPB. ab/

Fotо: МРB

QËNDRONI TË LIDHUR