• e premte, 05 dhjetor 2025

Ushtria izraelite e ka rrethuar Beit Hanun nga të gjitha anët

Ushtria izraelite e ka rrethuar Beit Hanun nga të gjitha anët

Gaza, 8 korrik 2025 (MIA) - Ushtria e ka rrethuar Beit Hanunin "nga të gjitha anët", ka deklaruar zëdhënësi i Forcave mbrojtëse të Izraelit (IDF), gjenerali i brigadës Efi Defrin, pasi pesë ushtarë u vranë në një pritë në qytet në veri të Gazës mbrëmë.

"Beit Hanun është një zonë e fortifikuar, ku ende ka dhjetëra terroristë. Ende ka shumë tunele nëntokësore që duhet t'i shembim", tha ai.

"Ne do të vazhdojmë të sulmojmë dhe të pastrojmë zonën për të eliminuar kërcënimin për banorët e Negevit perëndimor", tha Defrin, duke theksuar se Beit Hanun mbikëqyr disa qytete kufitare, përfshirë Sderot, dhe një linjë hekurudhore.

Të paktën pesë ushtarë izraelitë janë vrarë dhe 14 janë plagosur në një shpërthim bombe buzë rrugës në Beit Hanun, në veri të Gazës, të dielën në mbrëmje, njoftoi ushtria izraelite. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR