• e diel, 20 tetor 2024

URNVA: Situata në Gazë vjen drejt një pike nga e cila nuk ka kthim, në rrjedhë është vala e re e zhvendosjeve

URNVA: Situata në Gazë vjen drejt një pike nga e cila nuk ka kthim, në rrjedhë është vala e re e zhvendosjeve

Gjenevë, 8 dhjetor 2023 (MIA) - Në Gazë vijmë deri te një pikë nga e cila nuk ka kthim, ku mosrespektimi i dukshëm i të drejtës ndërkombëzare humanitare e korrupton vetëdijen tonë kolektive, paralajmëroi sot agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë, UNRVA.

"Në rrjedhë është edhe një valë e zhvendosjes, ndërsa katastrofa humanitare është shumë afër. Mijëra palestinezë u zhvendpsën në qytetin gjithnjë e më të ngushtë, Rafah, të dëshpëruar për ushqim, ujë, strehim - luten për këshillë se ku të gjejnë siguri", paralajmëroi UNRVA.

Komisari i përgjithshëm Filipe Lazarini kërkoi mjete shtesë.

Shtetet duhet të gjejnë vullnet politik ta përfundojnë këtë tragjedi. Nëse nuk veprojmë tani dhe nuk e ndalim masakrën, ajo çdoherë do ta çrregullojë kredibilitetin tonë si përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar dhe do të nxisë cikle të pafundme të dhunës që në fund do të na kaplojë të gjithëve", theksoi ai në deklaratë.

Agjencia thekson se 133 punonjës të saj janë vrarë nga 7 tetori, përderisa "nga fillimi i luftës janë paraqitur 129 incidente në hapësirat e UNRVA-së, ndërsa disa objekte janë qëlluar disa herë".

Shtohet se "34 objekte të UNRVA-së janë goditur drejtpërdrejtë, ndërsa 57 objekte kanë pësuar dëm kolateral. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR