• e hënë, 23 dhjetor 2024

Urime nga ministri Spasovski me rastin e Lindjes së Shën Mërisë

Urime nga ministri Spasovski me rastin e Lindjes së Shën Mërisë

Shkup, 21 shtator 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dërgoi urime deri te qytetarët e besimit ortodoks me rastin e Lindjes së Shën Mërisë.

"Më lejoni që nga këtu, nga manastiri 'Shën Mëria' në fshatin Mateç, t'ju uroj festën e madhe krishtere të Lindjes së Shën Mërisë - Virgjëreshës së Bekuar, me urime për shëndet dhe mbarësi. Sot gëzohemi për lindjen e shenjtë të Nazaretit - fryt i lutjes, dashurisë dhe veprave të mira të të devotshmëve Joakim dhe Ana. Nëna e Zotit përgatiti shpëtimin e botës, si një qenie e pastër, e përsosur dhe si qendër e dashurisë së nënës, me gjithë Hyjnoren në të për të treguar dashurinë e Zotit ndaj njeriut. Nëna e Zotit na udhëzoftë në rrugën e mëshirshme, në rrugën e durimit, besimit dhe dashurisë. I fisnikëroftë zemrat e të gjithëve dhe na ndihmoftë që së bashku t'i hedhim poshtë dobësitë që kemi, në mënyrë që të vazhdojmë të ecim të palëkundur dhe me besim të fortë drejt së ardhmes. Për shumë vite Lindja e Shën Mërisë - Virgjëreshës së Bekuar", thotë Spaosvski në urimin. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR