• e hënë, 23 dhjetor 2024

Urim nga Xhaferi deri te të gjithë besimtarët katolikë që i festojnë Pashkët sipas Kalendarit gregorian

Urim nga Xhaferi deri te të gjithë besimtarët katolikë që i festojnë Pashkët sipas Kalendarit gregorian

Shkup, 9 prill 2023 (MIA) - Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, me rastin e festës së madhe krishtere  - Pashkët, u ka dërguar një urim të gjithë atyre që festojnë Pashkët sipas Kalendarit gregorian.

"Të nderuar qytetarë, pjesëtarë të konfesionit katolik, më paraqet nder që në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal t’ju uroj festën e madhe krishtere – Pashkët, të gjithë juve që e kremtoni sipas kalendarit gregorian.

"Drejtoj urime të përzemërta për të gjithë që festën ta mirëpritni mbi të gjitha me shëndet të mirë fizik, paqe shpirtërore dhe mirëqenie dhe përparim familjar. Duke e marrë parasysh se festën e paraprin një periudhë agjërimi në të cilën pastrohen trupat, është mundësi e shkëlqyer edhe për pastrim shpirtëror të mendimeve dhe shpirtit dhe për ripërtëritje të besimit dhe shpresës te të gjithë. Le të ,bëhen mesazhet e mirëkuptimit të ndërsjellë, të respektit ndaj njëri tjetrit, solidaritetit dhe njerëzisë baza më e mirë mbi të cilën do të ndërtohet dhe përparojë Republika e Maqedonisë së Veriut Këto janë kohëra sfidash dhe nevojitet që të gjithë të jemi të fuqishëm edhe me shpirt edhe me trup. Nevojitet të jemi të bashkuar që të jemi të fuqishëm dhe të fortë për vendimet e përbashkëta që i marrim për të mirën e të gjithëve. Sepse ato janë vendime me të cilat edhe do të jetojmë të gjithë", qëndron në urimin e Xhaferit.

Besoj se drita e kësaj feste të madhe do i ndriçojë shpirtrat, do i ngrohë zemrat dhe do e kthjellojë mendjen e të gjithëve që nëpër vorbullën e jetës devijuan ose po e humbën rrugën dhe motivimin e vet. Kjo dritë le të ndriçojë dhe ngrohë shtëpitë e të gjithë qytetarëve, le të sjellë paqe dhe harmoni në mendimet dhe zemrat, thuhet në urimin e Xhaferit. mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR