Urim nga Gashi: 2 Gushti është simbol i luftës historike për një shoqëri të lirë, të barabartë dhe demokratike, vlera themelore të bashkëjetesës sonë
- - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në emër të deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dërgoi urime më të sinqerta për festën e 2 Gushtit – Ditës së Republikës.
- Post By Fitore Curri
- 10:37, 2 gusht, 2025
Shkup, 2 gusht 2025 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në emër të deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dërgoi urime më të sinqerta për festën e 2 Gushtit – Ditës së Republikës.
"Kjo ditë simbolizon përpjekjet historike për një shoqëri të lirë, të barabartë dhe demokratike, vlera që sot janë themel i bashkëjetesës dhe institucioneve tona. Kjo datë nuk është vetëm historia e shtetit, por edhe një përgjegjësi për ta ruajtur dhe avancuar më tej vizionin për një shtet modern, të orientuar drejt paqes, progresit dhe integrimit euroatlantik. Uroj që kjo ditë të shërbejë për të reflektuar për rrugën e përbashkët që kemi ndërtuar si shtet dhe si shoqëri, si dhe për të inkurajuar më tej mirëkuptimin, bashkëveprimin dhe përkushtimin për të mirën e vendit, pavarësisht dallimeve etnike, fetare, e politike", qëndron në urimin e kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s