BDI uron Pashkët për të gjithë të krishterët ortodoksë dhe katolikë
- KUMTESË: Me rastin e festës së madhe të Pashkëve, Bashkimi Demokratik për Integrim përcjell urimet më të përzemërta për të gjithë besimtarët e ritit ortodoks dhe katolik që sot festojnë.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:24, 20 prill, 2025

Shkup, 20 prill 2025
Me rastin e festës së madhe të Pashkëve, Bashkimi Demokratik për Integrim përcjell urimet më të përzemërta për të gjithë besimtarët e ritit ortodoks dhe katolik që sot festojnë.
Pashkët janë simbol i shpresës, jetës dhe fitores së dritës mbi errësirën.
Është një ditë që na bashkon rreth vlerave universale të dashurisë, solidaritetit dhe faljes.
Në frymën e bashkëjetesës, BDI shpreh respekt për të gjitha komunitetet e krishtera në vendin tonë, të cilat janë pjesë e pandashme e shtetit tonë multietnik.
Ju urojmë një festë të qetë dhe të bekuar, të mbushur me gëzim shpirtëror, shëndet dhe harmoni në familjet tuaja.
Me respekt,
Bashkimi Demokratik për Integrim
________________________________________________________________________
МIА këto tekste i publikon në formë integrale dhe nuk merr përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.