Urim nga Afrim Gashi me rastin e 17-vjetorit të pavarësisë së Kosovës
- - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi uroi 17 Shkurtin - Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
- Post By Fitore Curri
- 13:00, 17 shkurt, 2025

Shkup, 17 shkurt 2025 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi uroi 17 Shkurtin - Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Siç bën të ditur shërbimi për informim i Kuvendit, në urim Gashi theksoi se Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës shpreh festën e çdo shqiptari, duke shënuar një rrugëtim të mundimshëm, por triumfues, drejt lirisë dhe pavarësisë.
"Si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, e shfrytëzoj këtë mundësi për ta theksuar partneritetin dhe marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore mes dy vendeve tona. Ndërtimi i shtetit të suskesshëm demokratik dhe integrimi i Kosovës janë betejat paqësore që qytetari kosovar meriton t’i fitojë! Urime 17 Shkurtin – Dita e Pavarësisë së Kosovës!", thuhet në urimin e Gashit. fc/