Urim i presidentit Pendarovski me rastin e festës Shën Sava
- Presidenti Stevo Pendarovski me rastin e festës së Shën Savës u dërgoi urim pjesëtarëve të komunitetit serb në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:45, 27 janar, 2024
"shkup, 27 janar 2024 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski me rastin e festës së Shën Savës u dërgoi urim pjesëtarëve të komunitetit serb në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
"Më lejoni në emrin tim dhe të qytetarëve të vendit, t'ua uroj 27 Janarin - Ditën kombëtare të serbëve në RMV dhe t'Ju dëshiroj paqe dhe gëzim. Së bashku me komunitetin maqedonas në Republikën fqinje të Serbisë, komuniteti serb në Maqedoni të Verut është urë e fuqishme e miqësisë mes dy shteteve, marrëdhëniet e të cilave veçohen me respekt dhe ndihmë të ndërsjelltë, edhe në kohë të qeta edhe në kohë turbulente. Për shumë vite 27 janari - Dita e Shën Savës", ceket mes tjerash në urimin e presidentit Pendarovski. ab/
Foto: МIА Arkivi