Urim i kryeministrit Mickoski drejtuar kreut të Kishës evangjeliste-metodiste, Emill Zaev
- Kryeminisstri Hristian Mickoski i dërgoi urim Emill Zaevit, kreut të Kishës evangjeliste-metodiste, priftërisë dhe të gjithë besimtarëve me rastin e Pashkëve.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:57, 20 prill, 2025

Shkup, 20 prill 2025 (MIA) - Kryeminisstri Hristian Mickoski i dërgoi urim Emill Zaevit, kreut të Kishës evangjeliste-metodiste, priftërisë dhe të gjithë besimtarëve me rastin e Pashkëve.
"Në këto ditë të shenjta të Pashkëve, kur kremtojmë Ringjalljen e Shpëtimtarit tonë, ju dërgoj urime të sinqerta juve dhe të gjithë besimtarëve të Kishës Ungjillore-Metodiste në Maqedoni.Bashkësia juaj është shembull i përkushtimit shpirtëror, dashurisë dhe shërbimit ndaj të afërmit. Kontributi juaj në ndërtimin e vlerave morale dhe humanitare, si dhe në mbështetjen e atyre që janë në nevojë, është pjesë e rëndësishme e strukturës së shoqërisë sonë", thuhet në urim.
Në një kohë kur shumë njerëz përballen me vetmi, varfëri dhe pasiguri, Qeveria do të vazhdojë të mbështesë politika që afirmojnë vlerat e drejtësisë sociale, kujdesin për të varfrit, mbrojtjen e dinjitetit dhe lirisë së çdo individi.
"Në këtë drejtim, kisha juaj është partnere e vërtetë në krijimin e një shoqërie me dhembshuri dhe solidaritet. Qoftë kjo Ringjallje burim gëzimi, paqeje dhe bekimi në zemrat dhe shtëpitë tuaja. Gëzuar Pashkët!", ceket në urimin e kryeministrit Mickoski.
Fotо: МIА Arkivi