Uragani Kirk po lëviz drejt Evropës, do të godasë Francën, Belgjikën, Holandën dhe Gjermaninë
- Në Oqeanin Atlantik është vërejtur një aktivitet intensiv i uraganëve, ndërsa në Amerikën e Jugut, reshjet nën mesataren tashmë prej disa muajsh kanë sjellë thatësirë të madhe.
Paris, 7 tetor 2024 (MIA) - Në Oqeanin Atlantik është vërejtur një aktivitet intensiv i uraganëve, ndërsa në Amerikën e Jugut, reshjet nën mesataren tashmë prej disa muajsh kanë sjellë thatësirë të madhe.
Uragani Kirk po shkon drejt Evropës. Në pjesën qendrore të Atlantikut ajo arriti statusin e kategorisë katër, me një shpejtësi maksimale të erës prej rreth 233 kilometra në orë. Ndërsa Kirk lëviz në verilindje drejt Evropës, duke lënë pas ujërat e ngrohta, pritet që deri të hënën të ulet në një uragan të kategorisë 1.
Gjatë ditëve të ardhshme, uragani Kirk do të kalojë një proces të njohur si një tranzicion ekstratropik, që do të thotë se do të humbasë statusin e uraganit kur të arrijë në brigjet evropiane të martën ose të mërkurën. Edhe pse ka disa paqartësi në modelet meteorologjike për rrugën e saktë të këtij cikloni ekstratropikal, ai parashikohet të lëvizë mbi Evropën veriore.
Franca, Belgjika, Holanda dhe Gjermania veriore presin erërat më të forta dhe reshjet më të mëdha. Nëse sistemi lëviz pak më në veri, pjesët më jugore të Britanisë së Madhe mund të përjetojnë gjithashtu reshje të mëdha shiu.
Në Amerikën e Jugut, megjithatë, thatësira është një krizë serioze për shumë rajone pas disa muajsh reshjesh nën mesataren. Kjo situatë shkaktoi kohët e fundit zjarre të mëdha pyjore në Brazil. Niveli i ujit në lumin Amazon ka muaj që ka rënë dhe ka arritur nivelin më të ulët në 120 vitet e fundit, veçanërisht në portin Manus. Niveli aktual i ujit është 12,66 metra, ndërsa niveli mesatar është 21 metra. Pritet që niveli i ujit të vazhdojë të ulet gjatë javëve të ardhshme. ls/
Foto: EPA