Senati i SHBA-së e miratoi draft-ligjin për financimin e qeverisë
- Kongresi amerikan ka shmangur mbylljen e qeverisë herët në mëngjes pas disa javësh negociata pasi Senati "vulosi" një draft-ligj të miratuar më parë nga Dhoma përfaqësuese për financimin e agjencive federale deri në mes të marsit.
Uashington, 21 dhjetor 2024 (MIA) - Kongresi amerikan ka shmangur mbylljen e qeverisë herët në mëngjes pas disa javësh negociata pasi Senati "vulosi" një draft-ligj të miratuar më parë nga Dhoma përfaqësuese për financimin e agjencive federale deri në mes të marsit.
Senati i kontrolluar nga demokratët e miratoi propozim-ligjin për financimin e qeverisë me 85 vota "pro" dhe 11 "kundër" - 38 minuta pas mesnatës.
Propozim-ligji ttani do të dërgohet në Shtëpinë e Bardhë, ku presidenti Xho Bajden pritet ta nënshkruajë dhe të bëhet ligj.
Me kalimin e afatit të mesnatës (me orën lokale), senatorët votuan për t'i dhënë fund përgatitjeve të mbylljes dhe "të shpëtojnë Krishtlindjet për më shumë se 800,000 punëtorë të cilët rrezikohen të dërgohen në shtëpi pa pagë", njoftuan mediat amerikane. ls/