• e hënë, 23 dhjetor 2024

UNRWA kërkon 104 milionë dollarë ndihmë urgjente për Gazën

UNRWA kërkon 104 milionë dollarë ndihmë urgjente për Gazën

Nju-Jork, 12 tetor 2023 (MIA) - Agjencia e KB-së për ndihmë refugjatëve palestinezë UNRWA kërkon ndihmë urgjente prej 104 milionë dollarëve amerikanë për Gazën, e cila është në sulm të fuqishëm izraelit pas sulmeve të Hamasit të shtunën.

"UNRWA urgjentisht kërkon 104 milionë dollarë amerikanë për përgjigje humanitare multisektoriale në 90 ditët në vijim", kumtoi UNRWA.

Mjetet e kërkuara nevojiten për ushqim dhe nfihmë tjetër urgjente për 250.000 persona të cilët janë strehuar në strehimoret e UNRWA-së në Rripin e Gazës dhe 250.000 refugjatët palestinezë në rajon.

UNRWA paraprakisht kumtoi se ka mjaft mjete për punën e vet në Gazë dhe rajon deri në fund të tetorit.

Në janar, agjencia kërkoi 1,6 miliardë dollarë për punën e vet.

Agjencia siguron arsim, mbrojtje primare shëndetësore dhe ndihmë humanitare në Gazë, Bregun perëndimor, Jordani, Siri dhe Liban. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR