• e hënë, 08 korrik 2024

UNRVA: Tetëdhjetë e tetë të punësuar vriten në Gazë

UNRVA: Tetëdhjetë e tetë të punësuar vriten në Gazë

 Gazë, 6 nëntor 2023 (MIA) - KB-ja bëri të ditur se 88 anëtarë të personelit të agjencisë së tyre palestineze për refugjatë UNRVA janë vrarë që nga fillimi i veprimeve ushtarake më 7 tetor që është numri më i madh i viktimave të organizatës të regjistruar në një konflikt. 

 Në deklaratën e përbashkët të shefave të të gjitha agjencive më të mëdha të KB-së shprehet zemërim për numrin e të civilëve të vdekur dhe bëhet thirrje për "armëpushim të menjëhershëm humanitar", njëkohësisht duke kërkuar nga Hamasi t'i lirojë pengjet që i ka rrëmbyer nga Izraeli.

 "Kaluan 30 ditë. Mjaft është maft. Kjo duhet të ndërpritet tani", theksohet në kumtesë.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR