• e hënë, 23 dhjetor 2024

UNRVA: Në Gazë 570.000 persona po përballen me uri katastrofale

UNRVA: Në Gazë 570.000 persona po përballen me uri katastrofale

Gazë, 23 janar 2024 (MIA) - Në Gazë 570.000 persona po ballafaqohen me uri katastrofale, njofton sot Agjencia e KB-së për ndihmë të refugjatëve palestinezë (UNRVA) në platformën "X", 

Në luftën e Izraelit kundër Hamasit, më shumë se 2,3 milionë banorë në territorin palestinez u zhvendosën dhe kishte një mungesë akute të ushqimit, ujit dhe ilaçeve.

Në Rafah dhe Kan Junis në jug, tendat dhe strehimoret e improvizuara mbulojnë pothuajse të gjithë tokën në dispozicion, ndërsa shumë familje jetojnë në apartamente të mbipopulluara, strehimore të KB-së në shkolla ose flejnë në katet e spitaleve, raportojnë agjencitë.

Zyra e KB-së për koordinim të çështjeve humanitare (OCHA) këtë muaj paraljamëroi se autoritetet izraelite po bllokonin sistematikisht hyrjen në Rripin verior të Gazës dhe dërgimin e ndihmave, duke ndërprerë rëndë operacionet humanitare.

Izraeli, i cili më parë ka mohuar bllokimin e ndihmës, sot do të përballet me presion në një takim të Këshillit të Sigurimit në Nju Jork për të lejuar më shumë dërgesa. qa/ab/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR