• e hënë, 23 dhjetor 2024

Universiteti i Evropës Juglindore dhuroi mbi 250 kompjuterë për shkollat e mesme dhe fillore

Universiteti i Evropës Juglindore dhuroi mbi 250 kompjuterë për shkollat e mesme dhe fillore

Tetovë, 15 shtator 2023 (MIA) - Universiteti i Evropës Juglindore nga Tetova informoi se gjatë këtij viti ka dhuruar rreth 250 kompjuterë kryesisht për shkollat e mesme, por edhe shkollat fillore dhe disa organizatave joqeveritare, të cilat kujdesen për kategorinë e personave me nevojë të posaçme.

Kompjuterët e dhuruar nga UEJL, tashmë janë pjesë e laboratorëve të Shkollës së Mesme të Mjekësisë në Tetovë, Gjimnazit të Tetovës, Gjimnazit të Gostivarit, Shkollës së Mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, Gjimnazit të Sarajit, Shkollës së Mesme Ekonomike “Arseni Jovkov”, po ashtu në Shkup. Kompjuterë u janë dhuruar edhe disa shkollave fillore të rajonit të Shkupit, Tetovës, Gostivarit.

"Kjo është vetëm një pjesë e listës së shkollave, të cilëve u janë dhuruar kompjuterë nga lista e gjerë që përfshinë një rajon më të gjerë të shkollave në Maqedoninë e Veriut. Donacionet janë në kuadër të misionit për përgjegjësi dhe kontribut shoqëror", potencojnë nga UEJL në kumtesën e sotme.

Kategori tjetër, për të cilën UEJL kushton kujdes të veçantë janë personat me nevoja të posaçme dhe deri më tani kompjuterë u janë dhuruar Për nevojat e tyre kanë bërë kërkesë dhe u janë dhuruar kompjuterë shoqatës Blue Puzzle dhe Handimak.

"Duke qenë të ndërgjegjshëm për misionin por edhe përgjegjësinë shoqërore Universiteti i Evropës Juglindore nuk është vetëm model i mësimdhënies në rajon, por edhe institucion i dalluar, i cili kujdeset për bashkësinë më të gjerë edhe atë duke kontribuar konkretisht nëpërmjet donacioneve, ose formave të tjera të përkrahjes institucionale sidomos ndaj bashkësisë arsimore", informoi shërbimi me marrëdhënie me publikun pranë UEJL-së. fc/

Fotografia: UEJL

QËNDRONI TË LIDHUR