• e premte, 05 dhjetor 2025

Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme do të zgjedhë kryetar të ri, kandidatë janë dy nxënës

Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme do të zgjedhë kryetar të ri, kandidatë janë dy nxënës

Shkup, 10 korrik 2025 (MIA) – Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbajë Kuvendin e 25-të të Përgjithshëm dhe Kongresin e 4-t, në të cilin do të zgjidhet kryetari i ri i Unionit dhe do të prezantohet aktivitet dhe rezultatet nga mandati dyvjeçar i të deritanishmit, Berin Muhamed. 

“Do të zgjidhet kryetar i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme – pozitë me rol kyç në përfaqësimin e interesave të shkollave të mesme në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar", bën të ditur Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme. 

Ka dy kandidatë për funksionin e kryetarit: Viktor Jakimov – nxënës nga shkolla e mesme private “NOVA” në Shkup , i cili këtë vit ka përfunduar vitin e dytë në shkollë të mesme dhe Ivo Markiq – nxënës nga shkolla e mesme private “Jahja Kemal” – Shkup, i cili në qershor ka përfunduar vitin e parë të arsimit të mesëm. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR