UNHCR: Për shkak të konfliktit në Jemen mbi 100.000 njerëz janë zhvendosur brenda vendit
- Agjencia e Kombeve të bashkuara për refugjatë (UNHCR) sot kumtoi se mbi 100.000 njerëz janë të zhvendosur brenda Jemenit pas ripërtëritjes së konfliktit në vend, ndërsa mijëra të tjerë po ikin përmes Detit të Kuq drejt vendit afrikan, Xhibutit.
- Post By Arta Bunjaku
- 20:09, 15 shtator, 2026
Gjenevë, 15 shtator 2026 (MIA) - Agjencia e Kombeve të bashkuara për refugjatë (UNHCR) sot kumtoi se mbi 100.000 njerëz janë të zhvendosur brenda Jemenit pas ripërtëritjes së konfliktit në vend, ndërsa mijëra të tjerë po ikin përmes Detit të Kuq drejt vendit afrikan, Xhibutit.
Sipas UNHCR-së, në katër ditët e fundit mbi 2.400 njerëz e kaluan Gjirin e Adenit dhe arritën në Xhibuti. Mbi 60 për qind e refugjatëve janë gra, fëmijë dhe persona të moshuar.
Kryengritësit jemenas, huthët, të cilët paraprakisht kontrollonin një pjesë të madhe të veriut të vendit, përfshirë edhe kryeqytetin Sanë dhe Hodeidën, vetëm për disa ditë përparuan përgjatë brigjeve dhe javën e kalaur e pushtuan qytetin port Moka. Më pas e morën kontrollin ndaj brigjeve dhe ishujve në Detin e Kuq, ndërsa ditën e ardhshme e konsoliduan kontrollin e tyre ndaj ngushticës stratregjike Bab el-Mandeb, përmes së cilës kalon qarkullimi detar drejt dhe nga kanali i Suezit.
"Qasja drejt mjeteve humanitare mbetet sfida më e madhe. Pasiguria, rrugët e shkatërruara, telekomunikimet e ndërprera dhe kufizimet për lëvizje ndikojnë në operacionet tona", ceket në kumteësn e UNHCR-së.
Në luftimet gjatë javëve të kaluara qindra njerëz e humbën jetën, ndërsa UNHCR druan nga "zhvendosja e mëtutjeshme e brendshme në jemen dhe lëvizje të tjera të refugjatëve nëse luftimet intensifikohen". ab/
Foto: МIА arkivi