• e enjte, 17 shtator 2026

Numri i viktimave gjatë shembjes së ndërtesës së dëmtuar në Gaza është rritur në 20

Numri i viktimave gjatë shembjes së ndërtesës së dëmtuar në Gaza është rritur në 20

Gaza, 16 shtator 2026 (MIA) - Ekipet e shpëtimit kanë zbuluar 20 trupa të pajetë nën një ndërtesë të bombarduar, që mbrëmë u shemb në qytetin e Gazës.

Midis të vdekurve ka fëmijë, si dhe dhjetëra të tjerë janë të bllokuar nën rrënoja.

Sipas Mbrojtjes Civile të Gazës, gjatë shmbjes së ndërtesës shtatëkatëshe janë vrarë të paktën 20 persona, përfshirë gjashtë fëmijë dhe 14 të tjerë janë lënduar. Besohet se edhe njëqind persona të tjerë janë nën rrënoja.

Dhjetëra mijëra palestinezë jetojnë në rreth 2.000 ndërtesa të dëmtuara nga sulmet ajrore izraelite në të gjithë Rripin e Gazës. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR