UNESKO miratoi vendime për Butrintin, Gjirokastrën dhe Beratin, shtyn vendimin për Liqenin e Ohrit për vitin e ardhshëm
- Komiteti i trashëgimisë botërore të UNESKO-s, në takimin në Nju Delhi, Indisë, miratoi vendimet për Qendrat shqiptsre të trashëgimisë botërore, Butrintit, Beratit dhe Gjirokastrës, por shtyu vendimin për zonën ndërkufitare për Shipëri-Maqedoni për Liqenin e Ohrit deri në vitin e ardhshëm, publikuan mediat shqiptare.
- Post By Fami Bajrami
- 14:10, 26 korrik, 2024
Tiranë, 26 korrik 2024 (MIA) - Komiteti i trashëgimisë botërore të UNESKO-s, në takimin në Nju Delhi, Indisë, miratoi vendimet për Qendrat shqiptsre të trashëgimisë botërore, Butrintit, Beratit dhe Gjirokastrës, por shtyu vendimin për zonën ndërkufitare për Shipëri-Maqedoni për Liqenin e Ohrit deri në vitin e ardhshëm, publikuan mediat shqiptare.
Në vendimin për Butrintin, UNESKO u kërkon autoriteteve shqiptare që brenda datës 1 shkurt 2025 të dorëzojnë një hartë të kufijve të pronave për Butrintin, të cilat u ndryshuan dy vjet më parë nga qeveria shqiptare, pa dijeninë dhe miratimin e UNESKO-s ndërsa 800 hektarë ishin i fshirë nga Parku i Butrintit.
Në vendim, UNESKO shpreh keqardhjen që ende pritet sqarimi i kufijve të pronës dhe zonës së saj tampon dhe i kërkon Shqipërisë të paraqesë me prioritet një hartë të qartë dhe të saktë që tregon kufirin e pronës së Trashëgimisë botërore dhe kufirin të zonës tampon e cila do të rishikohet nga Qendra e trashëgimisë botërore.
Në lidhje me vendimet e UNESKO-s, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në një kumtesë thekson se "ka mbështetur pa asnjë rezervë vendimet e Qendrës së Trashëgimisë Botërore të cilat Komiteti i UNESKO-s i zyrtarizoi me një mendim unanim dhe që ne i konsiderojmë si shumë objektive, plotësisht korrekte dhe jashtëzakonisht profesionale”. rq/