• e premte, 27 dhjetor 2024

Ej-Bi-Si: Tramp ka fituar 301 vota elektorale, pritet që të fitojë edhe në Nevada

Ej-Bi-Si: Tramp ka fituar 301 vota elektorale, pritet që të fitojë edhe në Nevada

Uashington, 8 në ntor 2024 (MIA) - Fituesi i zgjedhjeve presidenciale amerikane, Donald Tramp, ka fituar 301 vota elektorale, kundrejt 226 të kanidates së Partisë Demokratike, Kamala Harris, tregojnë projeksionet më të reja të kompanisë mediatike Ej-Bi-Si njuz (ABC News).

Tramp ka fituar në Ajdaho, Jutah, Montana, Vajoming, Dakota Veriore dhe Jugore, Nebraska, Kanzas, Oklahoma, Teksas, Miçigan, Viskonsin, Ajova, Mizuri, Arkansas, Luiziana, Indiana, Kentaki, Tenesi, Misisipi, Alabama, Florida, Xhorxhia, Karolina Veriore, Ohajo, Virxhinia Perëndimore, Alaska dhe Pensilvania.

 Ej-Bi-Si njuz parashikon se Tramp do të fitojë gjithashtu Nevadën, të cilën e humbi në zgjedhjet e 2016 dhe 2020.

Harris ka fituar në qarqet Kolumbia, Merilend, Delaver, Nju Xhersi, Konektikat, Rod Ajlend, Masaçusets, Nju Hempshir, Vermont, Nju-Jork, Mejn, Virxhinia, Ilinois, Minesota, Kolorado, Meksiko e Re, Uashington, Oregon, Kalifornia dhe Hauai.

Tramp prinë edhe në vota të fituara, deri më ta ka marrë 73,3 milionë të votave, ndërsa Harris 69 milionë vota. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR