• e premte, 05 dhjetor 2025

UN Women: Dhuna digjitale po përhapet me shpejtësi alarmante

UN Women: Dhuna digjitale po përhapet me shpejtësi alarmante

18 nëntor 2025

Bota digjitale premtoi lidhje dhe fuqizim - por për miliona gra dhe vajza, kjo u bë botë abuzimi. Dhuna digjitale po përhapet me shpejtësi alarmante e nxitur nga inteligjenca artificiale, anonimiteti dhe mungesa e ligjeve efektive dhe përgjegjësisë. Tani shtrihet në çdo cep të internetit - nga ngacmimi onlajn dhe ndjekja kibernetike deri te "doksingu" (keqkomentim), shpërndarje të fotografive pa pëlqim, dipfejqe dhe dezinformata - që përdoren si armë për të heshtur, turpëruar dhe frikësuar gratë dhe vajzat. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, më pak se 40 për qind e shteteve kanë ligje që mbrojnë gratë nga ngacmimi onlajn ose ndjekja kibernetike. Për shkak të kësaj, 44 për qind e grave dhe vajzave në botë - 1,8 miliardë - janë lënë pa qasje në mbrojtje juridike, shkruan në kumtesën e UN Women - Maqedonia e Veriut, që MIA e transmeton në mënyrë integrale.

Gratë në pozita udhëheqëse, gratë në biznes dhe politikë përballen me dipfejka, ngacmime të koordinuara dhe dezinformata me bazë gjinore që synojnë t'i detyrojnë ato të braktisin rrjetet sociale dhe platformat ose të largohen krejtësisht nga jeta publike. Një në katër gazetare femra në mbarë botën raporton kërcënime onlajn për dhunë fizike, duke përfshirë edhe kërcënimet me vdekje.

“Ajo që fillon onlajn, nuk mbetet onlajn. Abuzimi digjital përhapet në jetën reale dhe përhapë frikë, hesht zërat dhe - në rastet më të këqija - çon në dhunë fizike dhe femicid", shprehet drejtoresha ekzekutive e UN Women, Sima Bahus. "Ligjet duhet të avancohen së bashku me teknologjinë në mënyrë që drejtësia të mund t'i mbrojë vazhdimisht gratë si onlajn ashtu edhe oflajn. Për shkak të mbrojtjes së dobët juridike, miliona gra dhe vajza janë në situatë të prekshme, ndërsa autorët mbeten të pandëshkuar. Kjo është e papranueshme. Përmes fushatës së saj "16 ditë aktivizëm", UN Women bën thirrje për një botë ku teknologjia i shërben barazisë, e jo dëmit.”

Denoncimi i abuzimit dhe dhunës onlajn mbetet në nivel të ulët, sistemet e drejtësisë nuk janë të përgatitura në mënyrë adekuate, ndërsa platformat teknologjike mbajnë përgjegjësi të vogël. Rritja e abuzimit të gjeneruar nga inteligjenca artificiale vetëm ka thelluar mosndëshkimin përtej kufijve dhe platformave. Por, ka shenja përparimi. Ligjet kanë filluar të zhvillohen për t'iu përgjigjur sfidave që i sjellin ndryshimet teknologjike: nga Ligji i Sigurisë Onlajn i Mbretërisë së Bashkuar në Lej Olimpia të Meksikës, Ligji i Sigurisë Onlajn i Australisë dhe Ligji i Sigurisë

Digjitale i BE-së , kanë filluar të zbatohen reforma të reja. Që nga viti 2025, 117 shtete njoftojnë se kanë bërë përpjekje për t'u përballur me dhunën digjitale, por përpjekjet janë fragmentuar për sfidë transnacionale të këtij lloji.

UN Women bëjnë thirrje për:

Bashkëpunim global për të siguruar që platformat digjitale dhe veglat e inteligjencës artificiale t'i përmbushin standardet e sigurisë dhe etikës.

Mbështetja e viktimave të dhunës digjitale përmes financimit të organizatave për të drejtat e grave.

Përgjegjësia e autorëve përmes ligjeve më të mira dhe zbatimit të tyre.

Përgjegjësi më e madhe e kompanive teknologjike përmes punësimit të më shumë grave për të krijuar hapësira më të sigurta onlajn, heqje të shpejtë të përmbajtjes së dëmshme dhe reagimit me kohë ndaj denoncimeve për abuzim.

Investimet në parandalimin dhe ndryshimin e kulturës përmes arsimimit digjital dhe trajnimit të sigurisë në internet për gratë dhe vajzat, si dhe programet që synojnë kulturat toksike onlajn. Përfaqësimi feminist ka kontribuar në njohjen globale të dhunës digjitale si kërcënim për të drejtat themelore të njeriut të grave, për shkak të cilës arsye shtetet i japin prioritet gjithnjë e më të madh dhe ndërmarrin masa kundër saj. Megjithatë, zvogëlimi i hapësirës qytetare, së bashku me shkurtimet deri më tani të pavërejtura të financimit dhe rezistencën ndaj lëvizjeve feministe, kërcënojnë të minojnë dekadat e përparimit. Në këtë kontekst, iniciativa siç është programi "AKT për t'i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave", i financuar nga BE-ja, janë më të rëndësishme se asnjëherë më parë në mbështetjen e lëvizjeve feministe në presionin e tyre për drejtësi.

Fushata e këtij viti "16 ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore" bën thirrje për veprim urgjent global për të mbyllur boshllëqet juridike dhe për të kërkuar përgjegjësi nga autorët dhe platformat teknologjike. Në mbështetje të qeverive dhe politikëbërësve, UN Women ka vendosur dy vegla të reja - Shtojcën e Manualit për legjislacionin për dhunën ndaj grave dhe vajzave të kryera me abuzim të teknologjisë dhe Udhëzuesin për policinë për veprim ndaj dhunës së kryer me abuzim të teknologjisë, që plotëson udhëzimet e mëparshme për policinë për veprim ndaj dhunës ndaj grave dhe vajzave nga Manuali për shërbimet policore me përgjegjësi gjinore për gratë dhe vajzat që i nënshtrohen dhunës – dhe ofron udhëzime praktike

shtesë për parandalim dhe reagim. Derisa hapësira digjitale të bëhet e sigurt për të gjitha gratë dhe vajzat, barazia e vërtetë do të mbetet e paarritshme, në mbarë botën.

###

Për fushatën 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore

"16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore" është fushatë globale e kryesuar nga UN Women në kuadër të iniciativës UNiTE për t'i dhënë fund dhunës ndaj grave. Mbahet çdo vit në periudhën nga 25 nëntori deri më 10 dhjetor dhe lidh Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave me Ditën e të drejtave të njeriut.

Në fushatën për vitin 2025 theksi vihet në dhënien fund të dhunës digjitale ndaj të gjitha grave dhe vajzave - një nga format e abuzimit me rritje më të shpejtë në botë. Dhuna digjitale përfshin ngacmimin në internet, ndjekjen, dezinformimin me bazë gjinore, dipfejkat dhe ndarjen e fotografive intime pa pëlqim, ndëra të gjitha këto forma rriten përnjëherë me përparimin e teknologjisë.

Fushata UNiTE e vitit 2025 u bën thirrje qeverive, kompanive teknologjike dhe komuniteteve që të veprojnë menjëherë - t'i forcojnë ligjet, të ndërpresin mosndëshkimin dhe të kërkojnë përgjegjësi nga platformat. Fushata bën thirrje për investime të qëndrueshme në parandalimin, arsimimin digjital dhe shërbimet për viktimat. Përveç kësaj, bën thirrje për mbështetje afatgjatë të organizatave për të drejtat e grave që i kryesojnë përpjekjet për hapësira të sigurta dhe gjithëpërfshirëse digjitale.

Për Programin AKT

Programi për përfaqësim, ndërtim të koalicioneve dhe aksionit transformativ feminist (AKT) paraqet kthesë në përpjekjet e Komisionit Evropian dhe UN Women si bashkëkryesues të Koalicionit të veprimit për dhunën me bazë gjinore, në bashkëpunim me Fondin e OKB-së për t'i dhënë fund dhunës ndaj grave. Agjenda e përbashkët e përfaqësimit të AKT-së ngre prioritetet dhe forcon zërat e lëvizjeve feministe për të drejtat e grave dhe siguron kornizë për bashkëpunim me theks në prioritetet, strategjitë dhe veprimet e përbashkëta.

UN Women - Maqedonia e Veriut

QËNDRONI TË LIDHUR