Umerov në takim me Kelogun: Jemi të gatshëm për armëpushim, por ndërtojmë mbrojtje të fuqishme
- Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov publikoi se ka pasur takim në Kiev me përfaqësuesin amerikan, gjeneralin Kit Kelog, gjatë të cilit, siç deklaroi, kanë realizuar bisedë thelbësore për arritjen e "paqes së qëndrueshme dhe të drejtë".
- Post By Besnik Shuki
- 18:59, 14 korrik, 2025
Kiev, 14 korrik 2025 (MIA) - Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov publikoi se ka pasur takim në Kiev me përfaqësuesin amerikan, gjeneralin Kit Kelog, gjatë të cilit, siç deklaroi, kanë realizuar bisedë thelbësore për arritjen e "paqes së qëndrueshme dhe të drejtë".
Umerov iu falënderua SHBA-së për përkrahjen e tyre, duke theksuar se kjo "ka shpëtuar jetë dhe e ka afruar fundin e luftës".
"Fokus i posaçëm i bisedës është vendosur në bashkëpunimin në sferën e industrisë së mbrojtjes, duke përfshirë edhe lokalizimin e prodhimit të armës në Ukrainë dhe Evropë. Disa projekte tanimë janë në vijim, ndërsa tjera janë në përgatitje", shtoi ministri.
Umerov tha se sektori energjetik rus mbetet burim kyç i financimit të luftës dhe se ai duhet në mënyrë sistematike të kufizohet. bsh/
Foto: Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës