Ulje të dukshmërisë nga 20 në 50 metra për shkak të mjegullës në rrugën Kodër të Diellit-Lisec
- Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë vende-vende të lagështa. Reshje të dobëta bore ka në rrrethinën e Manastirit, Gjavatë, Pletvar dhe Demir Kapi. Ulje e dukshmërisë nga 20 në 50 metra për shkak të mjegullës ka në aksin rrugor Kodër të Diellit -Lisec.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 19:21, 9 janar, 2024
Shkup, 9 janar 2024 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë vende-vende të lagështa. Reshje të dobëta bore ka në rrrethinën e Manastirit, Gjavatë, Pletvar dhe Demir Kapi. Ulje e dukshmërisë nga 20 në 50 metra për shkak të mjegullës ka në aksin rrugor Kodër të Diellit -Lisec.
Nga NP Rrugët e Maqedonisë bënë të ditur se në disa kase rrugore që kalojnë nëpër gryka dhe prerje është e mundur paraqitja e rrëshqitjeve më të vogla. Ekipet kujdestare, nënvizojnë ata, janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të kalueshme të gjitha akset rrugore.
Apelojnë ngasje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.
Foto: Arkivi i MIA-s