Ulet numri i ankesave në Këshillin për etikë në mediume në Maqedoni
- Për një të tretën janë pakësuar ankesat në Komisionin për ankesa të Këshillit për etikë në mediumet e Maqedonisë (KEMM), apo në vitin 2024 kanë arritur gjithsej 84, u cek në konferencën e sotme për shtyp të KEMM-së. Kryetarja e KEMM-së, Biljana Georgievska tha se numrat tregojnë se më pak qytetarë në vitin 2024 patën nevojë të parashtrojnë ankesë në Komisionin për ankesa pranë Këshillit për Etikë në mediumet në Maqedoni (KEMM) për përmbajtje joadekuate në mediume.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:09, 21 janar, 2025
Shkup, 21 janar 2025 (MIA) - Për një të tretën janë pakësuar ankesat në Komisionin për ankesa të Këshillit për etikë në mediumet e Maqedonisë (KEMM), apo në vitin 2024 kanë arritur gjithsej 84, u cek në konferencën e sotme për shtyp të KEMM-së. Kryetarja e KEMM-së, Biljana Georgievska tha se numrat tregojnë se më pak qytetarë në vitin 2024 patën nevojë të parashtrojnë ankesë në Komisionin për ankesa pranë Këshillit për Etikë në mediumet në Maqedoni (KEMM) për përmbajtje joadekuate në mediume.
"Numrat tregojnë se pjesa më e madhe e ankesave kanë të bëjnë me mediumet onlajn, sado që të hidhërohen pronarët e mediumeve onlajn. Numrat tregojnë se edhe më tej sfidë më e madhe për gazetarët paraqet neni numër 1 i Kodit të gazetarëve të Maqedonisë, përkatësisht raportimi i saktë, i balancuar dhe i kontrolluar, informata dhe fakte, të kontrolluara nga sa më shumë anë, së paku edhe një apo siç themi, ana e dytë", thotë Georgievska,
Ajo theksoi se në vend të dytë është shkelja e nenit 10, përkatësisht përhapja e fjalorit urrejtës.
Kryetarja e Komisionit për ankesa pranë KEMM, Snezhana Tërpevska konsideron se numrat e ankesave të cilat kanë arritur tek ta nuk është reflektim i gjendjes reale, por megjithatë është indikacion për llojet e shkeljeve që më shpesh i bëjnë mediumet.
Leunora Kaliqi, kryetare e Këshillit drejtues të KEMM theksoi se profesioni i gazetarisë duhet të jetë krenar për këtë trup, si dhe për punën e Komisionit për ankesa pranë KEMM dhe të gjithë të cilët e mbështetin procesin e vetërregullimit.
Ajo theksoi se megjithatë numrat e ankesave zyrtare nuk e përshkruajnë pasqyrën reale në terren, sepse një pjesë e shkeljeve nuk janë regjistruar zyrtarisht. Kaliqi konsideron se unmri i ulur i ankesave mund të sqarohet me aktivitetet rreth procesit zgjedhor dhe proceseve të tjera shoqërore. Por, siç thotë, mediumet nuk mbeten indiferente ndaj vendimeve të Komisionit për ankesa, ndërsa një nga ankesat e KEMM është zgjidhja e vendimeve përmes mediacionit, i cili, siç thotë, është instrument i rëndësishëm për korrigjim dhe bashkëpunim, në vende se për konfrontim. ab/
Foto: МIА