• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ukrainasit sulmuan edhe urën e tretë në Kursk

Ukrainasit sulmuan edhe urën e tretë në Kursk

Moskë,  19 gusht 2024 (MIA) - Rusia ka konfirmuar se Ukraina ka sulmuar edhe urën e tretë në rajonin e Kurskut, pas së cilës forcat ukrainase nisën një invazion tokësor gati dy javë më parë.

Sipas hetuesve rusë, Ukraina dje në mbrëmje sulmoi dhe dëmtoi një urë në lumin Sejm.

Ukrainasit konfirmuan dje se forcat e tyre ajrore shkatërruan një tjetër urë të rëndësishme strategjike në lumin Sejm në rajonin kufitar Kursk, duke reduktuar në mënyrë drastike kapacitetin e furnizimit të grupit rus me të cilin i rezistonte përparimit ukrainas. Duke sulmuar urën e tretë, ukrainasit me sa duket izoluan rreth 700 kilometra nga territori i zonës së Kurskut.

Sot në mëngjes u përhap informacioni se forcat ukrainase shkatërruan urën e tretë, të fundit në lumin Sejm në zonën Koreneski të rajonit të Kurskut në Rusi. Siç publikoi në "X" Anton Gerashçenko, këshilltar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës ky informacion u publikua nga blogerët ushtarakë rusë.

Ura më e madhe në lumin Sejm ndodhet në fshatin Glushkovë, ndërsa forcat ukrainase e shkatërruan para tre dite në orët e pasdites. Një ditë më vonë u godit një tjetër urë e cila ndodhet më në veri në fshatin Zvanojë.

"Nëse konfirmohet shkatërrimi i urës së tretë, njësitë e armatës ruse në jug të Kurskut do të jenë të rrethuar. Sipërfaqja e përafërt e zonës së rrethuar do të jetë pothuajse 700 kilometra katrorë", publikoi Gerashçenko mëngjesin e sotëm në "X". rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR