• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ukrainasit në vend falënderues për mbështetjen që Maqedonia e Veriut ia jep Ukrainës

Ukrainasit në vend falënderues për mbështetjen që Maqedonia e Veriut ia jep Ukrainës

Shkup, 24 shkurt 2023 (MIA) - Shoqata e Ukrainasve në vend "Lesja Ukrainka" sot mbajti tubim në sheshin "Maqedonia" në qendër të Shkupit, me rastin e përvjetorit të fillimit të pushtimit rus mbi Ukrainën.

Kryetari i Shoqatës, Aleksandar Urbanoviç, para fillimit të tubimit shprehu falënderim për ndihmën humanitare dhe për mbështetjen e Maqedonisë së Veriut drejt popullit ukrainas.

"Sot ne ukrainasit, i shënojmë 365 ditë nga invazioni ushtarak nga perandoria ruse mbi Ukrainën. Asnjëherë nuk e kemi pritur se në shekullin 21 dikush do të donte të luftonte për territore të huaja, por kemi marrë mbështetje të madhe nga të gjitha shtetet. Falënderojmë qytetarët e Maqedonisë së Veriut që nga ditët e para na ofruan ndihmë të madhe, në kohën kur më së shumti kishim nevojë", deklaroi Urbanoviç.

Siç informoi, në vend nga fillimi i krizës deri më tani janë gjashtë mijë familje ukrainase. Një pjesë e madhe e tyre qëndrojnë me karta identiteti për shkaqe humanitare, që ua mundëson qëndrimin në vend por jo edhe mjekimin ose punësimin. Për momentin, në vendin tonë qëndrojnë rreth 400 refugjatë.

"U përballëm me krizën e refugjatëve. Në krizën e refugjatëve na a ndihmuar Kryqi i Kuq me ç'rast refugjatë tanë janë përkujdesur në Maqedoni. Nuk kemi arritur ta rregullonimin çështjen e punësimit të ukrainasve të cilët do të dëshironin këtu të fitojnë për të mbijetuar, por shpresoj se me kohë do të zgjidhet edhe kjo çështje", theksoi Urbanoviç.

Pjesëmarrësit në miting, në sheshin "Maqedonia" u drejtuan nga parku "Gruaja luftëtare" ku vendosën lule para përmendores Taras Shevçenko, president i njohur ukrainas.

foto: Frosina Naskoviq

QËNDRONI TË LIDHUR