• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Ukraina u ka bërë thirrje vendeve evropiane t'i bojkotojnë ndeshjet me Rusinë

Ukraina u ka bërë thirrje vendeve evropiane t'i bojkotojnë ndeshjet me Rusinë

Kiev, 30 shtator 2023 (MIA) - Federata ukrainase e futbollit  (UAF) u ka bërë thirrje federatave evropiane që t'i bojkotojnë ndeshjet me Rusinë në Kampionatin evropian për lojtarë deri 17 vjeçarë.

Sipas "The Times" nga UAF kanë dërguar letra deri te të gjitha federatat evropiane.

"UAF apeloi deri te ju me kërkesë që t'i bojkotoni ndeshjet eventuale, ku marrin pjesë ekipe nga Rusia. Jemi të bindur se çdo hap drejt reintegrimit të përfaqësuesve rusë është trend i rrezikshëm", thuhet në kumtesën e fedetatës ukrainase.

Komiteti ekzekutiv i UEFA-s më 26 shtator 2023 lejoi që kombëtaret ruse deri 17 vjeçarë të marrin pjesë në garat ndërkombëtare pa himn, flamur dhe simbole tjera shtetërore.

Më 27 shtator, pres shërbimi i UAF-së publikoi se kombëtaret e tyre nuk do të luajnë në garat e UEFA-s me rusë. Më vonë, Anglia, Polonia, Letonia, Suedia, Danimarka, Norvegjia dhe Lituania po ashtu paralajmëruan bojkot të ndeshjeve ku marrin pjesë edhe kombëtare ruse. bsh/

Foto: UAF

QËNDRONI TË LIDHUR