• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Ukraina sulmoi me dron caqe thellë në territorin rus

Ukraina sulmoi me dron caqe thellë në territorin rus

Moskë, 8 qershor 2024 (MIA) - Ukraina ka sulmuar caqe ruse me gjithsej 25 drone ushtarake gjatë natës, kumtoi Ministria e Mbrojtjes në Moskë dhe shtoi se një dron ka arritur thellë në territorin e Kaukazit rus.

Siç njoftoi DPA, Ministria ruse kumtoi se dronet janë shkatërruar në rajonet kufitare në Rostov, Brajansk dhe Bellgorod, si dhe në Krimenë e okupuar nga Rusia.

Guvernatori i Bellgorodit, Vjaçesllav Gladkov, deklaroi se është dëmtuar një kishë e fshatit në atë rajon.

Autoritetet ruse nuk informuan për raste të vdekjes ose të lënduar.

Një dron ukrainas, po ashtu, ka hyrë në Republikën Osetia e Veriut në Kaukazin rus. Lideri rajonal Sergej Menjajlo kumtoi se cak ka qenë një aeroport ushtarak.

Mediumet lokale njoftuan se kjo është hera e parë nga fillimi i luftës, që një dron ukrainas të arrijë në Osetinë Veriore, e cila gjendet larg linjes së frontit. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR