• e premte, 05 dhjetor 2025

Ukraina rrëzoi 40 dronë rusë brenda një nate, Moska godet 12 objektiva

Ukraina rrëzoi 40 dronë rusë brenda një nate, Moska godet 12 objektiva

 Kiev, 17 gusht 2025 (MIA) - Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se  gjatë natës kanë rrëzuar 40 nga 60 dronë të lëshuar nga Rusia.

 Që dje nga ora 19:30, Rusia ka sulmuar me një raketë balistike "Iskander-M", 60 dronë "Shahed" dhe disa dronë - imitues, të lëshuar nga Kursku, Bërjansku, Millerovo, Primorsko-Ahtarsku dhe Shatalovo.

 Sulmet u zmbrapsën me mjete për luftë elektronike, dronë dhe grupe mobile të zjarrit të Mbrojtjes Ajrore të Ukrainës. Deri në orën 9 të mëngjesit, 40 dronë janë shkatërruar mbi Ukrainën veriore dhe lindore.

Raketat ruse dhe rreth 20 dronë goditën 12 vende në rajonet Harkov, Donjeck dhe Dnepropetrovska.

 Në 24 orët e fundit, në front janë regjistruar 148 përleshje luftarake, 51 prej të cilave ishin në rajonin e Pokrovskut. Armata ruse pësoi humbje prej rreth 900 ushtarë dhe 4 tanke, raportoi Ukrinform.

 Foto: Arkivi i EPA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR