Ukraina për herë të parë mori gaz nga Azerbajxhani
- Kompania ukrainase shtetërore energjetike "Naftogas" konfirmoi se për herë të parë ka marrë gaz natyror nga Azerbajxhani përmes Korridorit transballkanik, i cili i ndërlidhë Bullgarinë, Rumaninë dhe Ukrainën, duke e anashkaluar Rusinë.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:54, 28 korrik, 2025
Kiev, 28 korrik 2025 (MIA) - Kompania ukrainase shtetërore energjetike "Naftogas" konfirmoi se për herë të parë ka marrë gaz natyror nga Azerbajxhani përmes Korridorit transballkanik, i cili i ndërlidhë Bullgarinë, Rumaninë dhe Ukrainën, duke e anashkaluar Rusinë.
"Për herë të parë, bëhet dërgesa provë e gazit përmes Rutës transballkanike, nëpër korridorin Bullgari-Rumani-Ukrainë", thuhet në kumtesën e "Naftogas"-it.
Korridori transballkanik është rutë alternative për transport të gazit që i mundëson Ukrainës t'i diversifikojë burimet e vta të furnizimit pas prishjes së bashkëpunimit me "Gazprom"-in rus dhe dëmtimin e infrastrukturës së saj energjetike gjatë luftës. ab/
fotо: arkivi