• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ukraina për 12 orë rrëzoi 50 dronë rusë Shahed

Ukraina për 12 orë rrëzoi 50 dronë rusë Shahed

Kiev, 4 nëntor 2024 (MIA) - Armata ukrainase rrëzoi 50 dronë me të cilët rusët sulmuan Ukrainën në 12 orët e fundit, njoftoi aviacioni ushtarak në Telegram.

"Nga ora 19 të dielën, më 3 nëntor, ushtarët rusë sulmuan rajonin Dnjepropetrovsk me raketa balistike "Iskander-M", ndërsa rajoni për lëshim ishte Rostovska, ndërsa gjithashtu e qëlluan edhe rajonin Harkov me bomba ajrore dhe lëshuan 80 dronë sulmues dhe dronë Shahed, transmeton Ukrinform.

Sulmi ajror u zmbraps nga trupat e raketave anti-ajrore ukrainase, aviacioni, njësitë e luftës elektronike, grupet e lëvizshme të zjarrit të Forcave Ajrore dhe Forcave të Mbrojtjes të Ukrainës.

Që nga mbrëmja e kaluar, 50 dronë janë rrëzuar në rajonet e Kievit, Sumi, Odesa, Herson, Nikolaev, Zhitomir, Çerkazi, Çernjigov dhe Kirovograd. Sipas raportimeve, Ukraina rrëzoi të gjithë dronët rusë që sulmuan Kievin brenda natës. sa/

foto: EPA arkivi 

QËNDRONI TË LIDHUR