• e enjte, 10 tetor 2024

Ukraina nuk do ta vazhdojë kontratën për tranzitin e gazit rus pas vitit 2024

Ukraina nuk do ta vazhdojë kontratën për tranzitin e gazit rus pas vitit 2024

Kiev, 27 gusht 2024 (MIA) - Ukraina nuk do ta vazhdojë kontratën për tranzitin e gazit rus, por është e gatshme të shqyrtojë kërkesat e kompanive evropiane, kumtoi presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.

"Askush nuk do ta vazhdojë kontratën me Rusinë. Kjo çështje është mbyllur. Sa i përket transitit të gazit nga kompanitë tjera, nëse mbetet kërkesa nga kolegët tanë evropianë, ne do t'i shqyrtojmë propozimet e tyre", deklaroi Zelenski.

Ai shtoi se nuk e dinte se për çfarë ka biseduar lideri rus Vladimir Putin me presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliev gjatë vizitës së tij në Baku. Azerbajxhani furnizon gaz natyror në BE dhe vende të tjera evropiane përmes një sistemi tubacionesh që kalojnë përmes Turqisë, Greqisë, Bullgarisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Siç është pubikuar, "Naftogaz Ukrainë" nuk do të vazhdojë kontratën për tranzitin e gazit rus dhe aktualisht po kërkon zgjidhje alternative për të mbështetur funksionimin e sistemit të transportit të gazit ukrainas.

Kontrata aktuale për tranzitin e gazit rus përmes Ukrainës është e vlefshme deri në fund të vitit 2024.

Komisioni Evropian nuk planifikon të negociojë me Rusinë për vazhdimin e tranzitit të gazit rus në vendet evropiane përmes sistemit të transportit të gazit të Ukrainës dhe ka informuar se do të marrë të gjitha masat e nevojshme për anulimin e mëtejshëm nga gazi rus. Blerësit e tjerë të gazit rus në Evropën Qendrore (Sllovakia, Hungaria dhe Austria) po punojnë për importe alternative. ls/

Foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR