Ukraina mori përgjegjësinë për sulmin gjatë natës në bazën ajrore ruse
- Forcat e armatosura të Ukrainës kumtuan se mbrëmë kanë kryer një sulm të suksesshëm në një bazë ajrore në rajonin rus Lipeck, rreth 300 kilometra nga kufiri mes dy vendeve.
- Post By Fami Bajrami
- 11:07, 9 gusht, 2024
Kiev, 9 gusht 2024 (MIA) - Forcat e armatosura të Ukrainës kumtuan se mbrëmë kanë kryer një sulm të suksesshëm në një bazë ajrore në rajonin rus Lipeck, rreth 300 kilometra nga kufiri mes dy vendeve.
“Janë goditur magazinat me bomba dhe objekte të tjera në zonën e bazës”, thuhet në kumtesë.
Si rezultat i sulmit ka shpërthyer një zjarr i madh dhe janë raportuar shpërthime të shumta, theksojnë nga Shtatmadhioria e Ukrainës.
Sipas burimeve të mediave ukrainase nga SHM, shumica e aeroplanëve në aeroportin e bazës nuk kanë arrit në kohë ta lëshojnë aeroportin i cilit i është djegur si pasojë e një shpërthimi zinxhir.
Foto: EPA