• e diel, 22 dhjetor 2024

Ukraina kumtoi se ka shkatërruar një aeroplan transportues të armatës së Rusisë

Ukraina kumtoi se ka shkatërruar një aeroplan transportues të armatës së Rusisë

Kiev, 14 tetor 2024 (MIA) - Kievi kumtoi se forcat ukrainase kanë shkatërruar një aeroplan ushtarak transportues rus, të stacionuar në aeroport thellë në territorin rus gjatë fundjavës, që është pohimi më i ri i Ukrainës për sulm pas linjave të Moskës.

Agjencia ushtarake e intelegjencës kumtoi se ka shkatërruar një aeroplan transportues Tu-134 gjatë natës mes së shtunës dhe të dielës në një aeroport ushtarak në rajonin Orenburg, që gjendet në rreth 1.000 kilometra nga kufiri me Ukrainën.

"Këta aeroplanë nga prodhimi sovjetik shfrytëzohen kryesisht për transport të udhëheqësisë së Ministrisë ruse të Mbrojtjes", publikoi zbulimi ushtarak i Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës në rrjetet sociale. Agjencia publikoi inçizime nga, siç njofton Ukraina, një zjarr që shihet nga aeroplani, por nuk përmendi hollësira për atë se si është kryer sulmi eventual.    

Tani për tani nuk ka koment për pohimet konkrete nga ana e Moskës. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR