Ukraina kontrollon 28 vendbanime në rajonin kufitar, forcat e saja hynë 12 kilometra në territorin rus, thotë guvernatori i Kurskut
- - Guvernatori i rajonit rus Kursk, Aleksej Smirnov, deklaroi sot se Ukraina kontrollon 28 vendbanime në rajonin kufitar dhe se forcat e Kievit hynë 12 kilometra në territorin rus gjatë pushtimit që filloi më 6 gusht.
- Post By Fitore Curri
- 16:57, 12 gusht, 2024

Moskë, 12 gusht 2024 (MIA) - Guvernatori i rajonit rus Kursk, Aleksej Smirnov, deklaroi sot se Ukraina kontrollon 28 vendbanime në rajonin kufitar dhe se forcat e Kievit hynë 12 kilometra në territorin rus gjatë pushtimit që filloi më 6 gusht.
Smirnov tha se forcat ukrainase përdorën granata me armë kimike gjatë sulmit të tyre aty, transmetuan mediat ruse.
Nuk është e qartë nëse Smirnov ka dhënë ndonjë dëshmi lidhur me këtë. fc/
Fotografia: EPA